LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Dir: Mbështetje e plotë për Ukrainën nga Maqedonia e Veriut

Kovaçevski – Dir: Mbështetje e plotë për Ukrainën nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Larisa Dir, ambasadore e sapoemëruar e Ukrainës në vend.

Në takim u shpreh falënderim për politikat në kohë dhe konsekuente të Maqedonisë së Veriut në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, lidhur me situatën në Ukrainë, si dhe për donacionet për të ndihmuar popullin ukrainas.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër agresionin rus ndaj qytetarëve ukrainas dhe i jep mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.


Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shprehu edhe mbështetjen e tij për aspiratat integruese të Ukrainës, si vend demokratik që i përket aleancave demokratike të shteteve. Bashkërisht u konstatua se është e patjetërsueshme që Federata Ruse të tërheqë menjëherë trupat e saj nga territoret e pushtuara në Ukrainë dhe të fillojë bisedimet paqësore.

U diskutua edhe për pasojat e luftës në Ukrainë, të cilat reflektohen në sfidat në furnizimin me energji dhe ushqim në mbarë botën, si dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i NATO-s dhe vend që ka filluar bisedimet me BE-në, vazhdon me politika parimore për mbrojtjen e paqes, të vendosura plotësisht në përputhje me politikat e tilla të jashtme të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dypalëshe mes dy vendeve dhe vendosmëria për të nxitur bashkëpunimin ekonomik në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori