LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Çështjet historike me Bullgarinë do t’i zgjidhin historianët

Kovaçevski: Çështjet historike me Bullgarinë do t’i zgjidhin historianët

Qëndrimet e përcaktuara për veçantinë maqedonase dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbeten të pandryshuara. Qytetarët të jenë të qetë që të mos dalim nga vijat e kuqe për mbrojtjen e identitetit, por jemi të përkushtuar që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke iu drejtuar deputetëve, duke iu referuar politikës së jashtme, Kovaçevski tha se vazhdojnë bisedimet dypalëshe me Bullgarinë mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë, duke lënë çështjet historike të zgjidhen nga hulumtuesit e historisë.

“Çështjet historike i lëmë të zgjidhen nga hulumtuesit e historisë, por në të njëjtën kohë ju siguroj se qëndrimet e përcaktuara për veçantinë maqedonase dhe identitetin e veçantë kulturor e gjuhësor mbeten të pandryshuara, të qarta dhe të prera, si deri tani ashtu edhe në të ardhmen. Unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilema për këto çështje. Prandaj, është e papranueshme që asnjë parti politike të gjenerojë marketing të ulët politik dhe patriotizëm të rremë.


Për mua, për të gjithë paraardhësit dhe gjeneratat tona, nuk ka dyshim se Goce Dellçev është një nga shtyllat e luftës maqedonase për shtet të pavarur dhe sovran, pasi e di se reliktet e tij prehen dhe do të prehen në Shkup”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori