Kotzias: Mbështetje Shqipërisë, por jo me hatër (Video)

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve “AMNA” e ka quajtur tepër pozitiv dhe cilësor tekstin e konkluzioneve të presidencës sllovake të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku çështjet kryesore ishin integrimi i Shqipërisë, i Maqedonisë dhe i Turqisë.
Ai ka shfaqur kënaqësinë e tij për miratimin e pozicionimeve greke në lidhje me Shqipërinë, sidomos të çështjeve që lidhen me minoritetin grek dhe pronat e tij, si dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Sipas Kotziasit, në kontrast me raportet e mëparshme që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e gjyqësorit, tashmë janë vendosur të pesta prioritetet vendimtare, si kushte thelbësore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, si promovimi i reformës gjyqësore, lufta kundër krimit të organizuar dhe, natyrisht, respekti për pakicat.
“Shqipërisë i vihet në dukje”, thekson Kotzias, “nevoja për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve në të gjithë territorin, e jo vetëm në zonat minoritare, dhe për më tepër kjo është e lidhur për herë të parë drejtpërdrejt me të drejtat e pronës”.
Kreu i diplomacisë greke ka thënë gjithashtu se është bërë një qasje e kujdesshme për sa i përket retorikave nacionaliste të muajve të fundit, duke i veçuar ato vetëm te disa elementë në qeveri dhe duke i dhënë rëndësi faktorit të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë, për më tepër kur edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë jetojnë një numër i madh shqiptarësh.
“Ne duam europianizimin e Shqipërisë dhe pranimin e saj në BE, jo duke e mbajtur me hatër, por duke respektuar kriteret e vendosura për të gjithë”, ka thënë Kotzias, duke shtuar se “Greqia ka dëshirën e mirë dhe, kur t’i kërkohet, do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë këto kërkesa, duke vazhduar edhe dialogun për çështjet dypalëshe ende të pazgjidhura”. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës