Nga: Fiorela Katroshi
Kostandin Kristoforidhi lindi në Elbasan më 1827. Familja e tij përmendet për herë të parë më 1723. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet në shkollën e qytetit në greqisht dhe i ati e dërgoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në Janinë u njoh me zëvendëskonsullin austro-hungarez Hahn (me shërbim 1847-1850), i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe atij ia mësoi shqipen për të studiuar “Dhiatën” e përkthyer nga Vangjel Meksi dhe Grigor Gjirokastritit. Ndihmoi po ashtu për studimet shqiptare të konsullit. Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në Tiranë më 1852, Elbasan e Berat. Më 1853 i vdesin prindërit, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij Mimi Xhufka.
Udhëtoi në mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e vitit 1857 e gjejmë në Izmir, ku me gjasë u takua për herë të parë me misionarët protestantë amerikanë e ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi. Shoqëria Biblike po interesohej për Shqipërinë dhe ishte në kërkim të një përkthyesi. E fitoi këtë vend pune dhe më pas u regjistrua: më 1 mars ndoqi për katër muaj kurset në “Robert College” në lagjen “Babek” të Stambollit. Kristoforidhit iu ofrua mundësia që të vijonte studimet në kolegjin e Shoqërisë Biblike në Maltë (fund korriku 1857-1860), ku përfundoi përkthimin e “Dhiatës së Re” në të dy dialektet e shqipes. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese. U vendos në Tunizi ku u martua dhe dha mësim në një shkollë greke – nga 1861 deri më 1865. Në fund të majit 1865 u kthye në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte.
Me gruan e tij Eleninë pati shtatë fëmijë: Anastasin, Poliksenin, Anastasian, Kleopatrën, Aleksandrin, Stefanin dhe Filipin. Aleksandër Tomsoni i Shoqërisë Biblike, e njofton me rioshin e shkolluar shkodran, Nikollë Serreqin – i cili me të shkuar në Stamboll e ndihmoi Kristoforidhin me redaktimin dhe sugjeron alfabetin latin me të cilin qe shkruar gegërishtja në Shkodër. Në nëntor të 1869 u zgjodh anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes. Qëndroi në Stamboll deri nga marsi i 1870, ku ishte i angazhuar me përkthime dhe botime.
Më 1870 kreu një udhëtim të gjatë rreth e përqark Shqipërisë dhe vitet në vijim i çoi mes Stambollit, Shqipërisë dhe Tunizit, ku jetonte familja e tij. Prej vitit 1874 deri më 1878 pati një ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Shoqërisë Biblike, pasi dyshohej që nuk besonte sipas qasjes protestante. Humbi punën dhe jetoi në mjerim sa në Shqipëri, sa në Tunizi. Me ndikimin e Aleksandër Tomsonit të degës së Stambollit, u bë e mundur që të vazhdonte punën me Shoqërinë Biblike duke përkthyer e botuar, kështu që familjarisht u zhvendos Stamboll. Në kryeqytetin osman mbante kontakte me figurat kulturore shqiptare, ndërsa qe mik i Jani Vretos. U përpoq të ishte politikisht aktiv dhe me njohjet e tij në Shoqërinë Biblike t’u jepte zë kërkesave shqiptare për autonomi.
Më 1884 u kthye në Shqipëri dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Shoqërinë Biblike – njëherë e përgjithmonë. U përpoq të hapte një shkollë shqipe në Tiranë, por qe e pamundur duke qenë se autoritetet osmane nuk e lejonin këtë gjë prej ndodhive të pas-Lidhjes së Prizrenit. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi deri kur ndërroi jetë më 1895. U varros mbrapa absidës kryesore të kishës së Shën Mërisë në Elbasan.
Kostandin Kristoforidhi është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të Lëvizjes Kombëtare të shekullit XIX. Ai luajti rolin më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe – atë të lëvrimit të gjuhës shqipe. Bëri një punë të madhe për mbledhjen e leksikut, për pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme dhe pasurimin me fjalë të reja të bazuara në dialektet e shqipes.
Vepra themelore e Kristoforidhit, fryt i një pune njëzetvjeçare, është Fjalori i Gjuhës Shqipe me 11 675 leksema i përpiluar në toskërishte me alfabet të mbështetur në shkronja greke dhe i botuar më 1904 në Athinë – ribotuar në Tiranë më 1961. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht orientalizmat dhe greqizmat dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve.
Gjuha e Kristoforidhit nuk ndryshon nga ajo e rilindësve, ndaj dhe me të drejtë ai u cilësua si “babai” i gjuhës shqipe. Ai, si të gjithë rilindësit e tjerë, mendonte se gjuha ishte mjet bashkimi për shqiptarët e çarë dhe të përçarë në atë kohë dhe se fakti se ekzistonin dy dialekte me të folmet e tyre si degëzime të një trungu, nuk përbënte ndonjë ndarje, por bashkim të shqiptarëve. Kristoforidhi e vërtetoi këtë me përkthimet dhe me veprat e tij origjinale.
Ai shkroi në dy dialekte, si njohës i mirë i dialekteve të shqipes. Është munduar t’i përdorte në të gjitha variantet format më të përgjithshme. Duke pasqyruar me besnikëri gjendjen reale të gjuhës, për Kristoforidhin dialektet e shqipes janë shumë afër njëri-tjetrit. Për sa vërehet, mund të themi se Kristoforidhi hapi një etapë të re në gjuhësinë shqiptare: kontribuoi në hedhjen e themeleve për një gjuhë standarde që të afronte dy dialektet. Ndaj edhe sot pas kaq vitesh vepra e tij është pikë referimi për çdo gjuhëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit