LAJMI I FUNDIT:

Kosovari largohet nga kuzhina e KFOR-it, dyshohet për lidhje me terroristë?

Kosovari largohet nga kuzhina e KFOR-it, dyshohet për lidhje me terroristë?

Punoi për muaj të tërë në kuzhinën e KFOR-it, por u largua nga Polica Ushtarake nga vendi i punës.

Kosovari B.A. u përzu nga vendi i punës i dyshuar për lidhje me ekstremistë të dhunshëm në Kosovë dhe jashtë saj, derisa së paku një anëtarë i familjes së tij të ngushtë është edhe i akuzuar si pjesëmarrës i xhihadit në Irak e Siri

Javë më parë në kampin e NATO-së në Kosovë (KFOR), “Film City” B.A. u largua nga puna e tij në kuzhinën e ku ushqeheshin qindra ushtarë paqeruajtës të kombeve të ndryshme.


Ushtarë të KFOR kanë treguar për Express në kushte anonimiteti se ai u largua me Polici Ushtarake deri tek dera e kampit.

B.A (identiteti i njohur për redaksinë) ishte larguar nga kjo punë në kuzhinën e KFOR-it nën dyshimin se ai mbante lidhje me ekstremistë të dhunshëm kosovarë që ishin dhe janë përfshirë në xhihad në Irak e Siri.

Gazeta ka pritur për disa ditë të njëjtin që të komentoj në lidhje me largimin e tij nga puna, por ai ende nuk u është përgjigjur pyetjeve.

Për këtë incident brenda KFOR-it janë kërkuar përgjigje edhe nga zyrtarët përkatës të kësaj force ushtarake në Kosovë, por as ata nuk kanë dashur të komentojnë, duke mos e mohuar incidentin.

“Në rastin konkret, për fat të keq, më duhet që me mirësi të ju kërkuar që pyetjet tuaja tua adresoni direkt kompanisë “Ecolog”, pasi që individi nuk ka të bëjë me KFOR-in, dhe unë nuk jam në gjendje për të siguruar për ju me çdo hollësi të mëtejshme”, thuhet në përgjigjet e KFOR.

Gazeta ka disa javë që pret përgjigje nga kompania “Ecolog”, kontraktori i KFOR për shërbimet brenda kësaj komponentë të NATO-së në Kosovë dhe po ashtu me kompaninë italiane “CIANO TRADING & SERVICES” ku B.A. punonte direkt dhe që është e niveluar në shërbimet e kuzhinës në kamp, por asnjëra nga kompanitë është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

B.A. sipas burimeve të Express mbante lidhje me të dyshuar për ekstremizëm të dhunshëm dhe i mban edhe ato lidhje derisa edhe postimet e tij i takojnë vijës ekstreme të interpretimit islam të fesë. Së fundi ai ka shpërndarë edhe një ligjëratë të një imami që arsyeton se pse nuk duhet as të flasin dorë-për-dore femrat dhe meshkujt.

Por, postimet e tij nganjëherë shkojnë edhe më në ekstrem si kjo e bërë muaj më parë ku B.A. përmend edhe vrasjen si reagim.

“Une jom ma shum MUSLIMAN se sa SHIPTAR ama per ISLAM e per SHIPTARI vras edhe musliman”, shkruan ai në facebook.

Ky i dyshuar për lidhje me ekstremistë të dhunshëm islamik është i prekur edhe nga ideologjitë ekstreme nacionaliste në propagandim të komunikatave të organizatës tashmë të shpallur terroriste, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).

B.A. për më shumë ka në familje të ngushtë një person që është i akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste në xhihadin në Siri, derisa ai ishte i zëshëm kundër arrestimeve të shtatorit të viti 2014 ku pos mbi 40 të dyshuarve për terrorizëm u arrestuan edhe 11 imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

“Urime tanve KURBAN BAJRAMI e inshALLAH bahet mir per tjetrin bajram sidomos ishALLAH tjetrin e presim kur tna lirohen hoxhollart e vllaznit pej burgu e 1 urim specijal shkon per Atifeten “qu fshij per bajram naj sen kue…” !!!” shkruante ai në facebook.

Ai kishte rënë edhe pre e propagandës së internetit si ligjërata të konspiracionit islamik anti-semit, si ligjërata e famshme e imamit shqiptar në Maqedoni, Jakup Asipi : “Jahudit dashtën edhe xhenazen e Pejgamberit a.s me e vjedh”.

B.A. ka në regjistrin e bizneseve të Ministrisë së Tregtisë të regjistruar edhe një biznes për “bodibuliding” e të cilin po ashtu e promovon përmes rrjeteve sociale dhe ku pos ushtrimeve fizike promovohet edhe përdorimi i substancave kimike si steroidet e proteinat.

Kosova është përballur me rezultatin e ligjëratave të islamit radikal të bëra për shumë vite nga imamët lokal dhe ata nga shqiptarë nga Maqedonia e Shqipëria që çuan në llogoret e luftës në Siri e Irak, përkrah Shtetit Islamik (ISIS) dhe “Al-Nusra’së”- degës së Al-Kaedas në Siri mbi 300 persona që nga fillimi i këtij konflikti e deri tash.

Në këtë konflikt të dy sekteve të mëdha të fesë islame, sunnive dhe shiitëve besohet se kanë vdekur afro 60 kosovarë, ndërsa numri i njerëzve që në procese të ndryshme po përballen me drejtësinë kosovare po për pjesëmarrje në xhihad në Irak e Siri është mbi 100 persona. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori