Kosova, tokë e premtuar
Koncepti i “tokës së premtuar” dihet që ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga ardhacakët evropianë, dhe të tjerë, që kishin lëshuar Evropën pas luftës së dytë botërore, në kërkim për një jetë më të mirë, më të begatshme.
Evropianët kërkonin një tokë ku nuk do të ketë luftë, ku do të ketë punësim, pra zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore, në mënyrë që të realizonin idetë e tyre, si për kah profesioni i punës ashtu edhe nga aspekti intelektual. Sipas meje, ky ishte brumi i kërkesë së “tokës së premtuar” e cila thuhej që gjendej në SHBA. Ndërsa, në anën tjetër të detit, pra përtej detit Atlantik, po ashtu qeveritarët atje premtonin se në krahasim me pjesën tjetër të botës, SHBA të ishte një vend ku jetohej lirshëm, ku idetë politike dhe intelektuale shpreheshin lirshëm, plus të jetë një vend ku edhe ardhacaku kishte të drejtë të kandidohej dhe të zgjidhej President. Natyrisht, duke iu përshtatur mënyrës së jetës atje.
Kosova sot, nëse shikohen kushtet ekonomike, nuk është tokë e premtuar, pra nuk është vend ku mund të punësohesh, shkollohesh ose arsimohesh normalisht, ku ka shëndetësi për të gjithë, ku ka zhvillim ekonomik, ku ka shprehje të lirshme të ideve edhe politike edhe intelektuale. Përkundrazi, Kosova është vend ku çdo gjë është e kushtëzuar, praktikisht, nga përkatësia politike. Nëse i takon partisë në pushtet, ti mund të kesh vend pune, të shkollohesh, të kesh qasje në shëndetësi, e kështu me radhë. Përndryshe, siç thotë populli, “maron”.
Për vete, kam lexuar për konceptin e “tokës së premtuar” (the promise land), por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që Kosova do t’ia kalojë këtij koncepti. E kam fjalën për zgjedhjen e Behgjet Pacollit për President të Kosovës.
Nga ky aspekt, Behgjet Pacolli e shndërroi Kosovën në një tokë të mundësive, por, për tash, për vete. Ai jeton dhe endet i lirë në Kosovë sepse askush nuk e ndjek ligjërisht siç ka ndodhur në disa shtete evropiane. Ai merr tender me vlerë rreth 15 milionë euro për të mbaruar një punë që realisht vlerën e kishte shumëfish më të ulët. Ai edhe zgjedhet President. Kjo ndodhë në Kosovë, në tokën e premtuar për të, për tash.
Por, a mundet Presidenti i ri i Kosovës të ndikojë pozitivisht dhe fuqishëm në përmbysjen e situatës bile ekonomike në Kosovë, pra a mundet ai të rimëkëmbë ekonominë e vendit të tij të lindjes? Kjo, pak e mundshme. Jo me përvojën e “Rilindjes”. Ai, pra, ndoshta mund të rimëkëmbë pasurinë e tij personale, por jo pasurinë e qytetarëve të Kosovës.
Nga kjo vlen motoja “Për Behgjetin gjithçka është mundshme”. Por, a do jetë “Gjithçka e mundshme me Behgjetin”? Vështirë! Sido që të jetë, qytetarët e tokës së premtuar thonë: ”let’s keep our fingers crossed”. Në shqip, kjo i bie “po majm ymyt”. Tek e fundit, nuk do të humbim asgjë që deri më tash nuk e kemi humbur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës