LAJMI I FUNDIT:

Kosova, procesi i integrimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ndikimi i tij

Kosova tashmë si shtet gëzon një kushtetutë e cila në parimet e saj themelore thekson se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe ka të drejtën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare me më ndikim në botë si në: Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bankën Botërore (BB) etj.

Pikërisht anëtarësimi i Kosovës në FMN padyshim se do ishte një element kyç për Kosovën si një shtet i ri i cili ka nevojë për një zhvillim ekonomik stabil, që do të përforconte shtetin më të ri në botë dhe do të hapte një aspiratë e cila është një ëndërr dhe që do bëhej një realitet, pra integrimet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) është një organizatë me seli në Washington e cila deri më tani në gjirin e saj ka përreth 185 vende ku qëllimi primarë i themelimit të ,,FMN” ka qenë që të krijohet një bashkëpunim monetarë mes vendeve të ndryshme, një stabilitet monetar në këmbimin dhe marrëveshjeve të rregullta të këmbimit monetarë për të shpejtuar rritjen ekonomike, për të ngritur nivelin e punësimit, dmth zvogëlimin e nivelit të papunësisë pikërisht tek shtetet e varfër dhe për të krijuar asistencë të përkohshme të shteteve të varfra, kuptohet gjithnjë duke pasur mbikëqyrje nga vetë FMN-ja.


Mirëpo edhe FMN-ja si një organizatë sot që luan një rol me rëndësi në botë padyshim që ka ndryshuar me politikat e saj nga ,,politikat e mbikëqyrjes dy-paleshe, pastaj politikat e saj lidhur me pastrimin e parave në luftën kundër terrorizmit e deri tek ,,huaja ndaj shteteve që ua jep kjo organizatë.

Kosova dhe pasqyrimi aktual i saj lidhur me varfërinë tregon se kemi një problem të madh që duhet zgjidhur. Padyshim se me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të hapte shumë rrugë dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve ekonomike, duke u nisur nga forcimi i mirëqenies sociale më të efektshme, zbutjen e varfërisë, hapjen e vendeve të reja të punës, zvogëlimin e papunësisë si dhe shumë mekanizma tjerë.

Në ekonominë e sotme globale, ku politikat ekonomike dhe financiare të një vendi mund të ndikojnë në shumë vende të tjera, bashkëpunimi ndërkombëtar në shkallë globale për të monitoruar dhe influencuar zhvillimet ekonomike është e domosdoshme padyshim anëtarësimi në këtë organizatë.

Andaj sot po shihet se çfarë po ndodh me tregjet financiare ndërkombëtare, bursat rënia e tyre, ngritja e tyre normal që po ndikon negativisht tek zhvillimi ekonomik tek të gjitha shtetet dhe mund të themi se ka marrë përmasa jashtëzakonisht të larta sidomos në falimentimin e shumë bankave të mëdha botërore si ajo e bankës amerikane ,,Lehman Brothers’’ etj.

Pikërisht kjo organizatë FMN-ja së bashku me Bankën Botërore po ndihmon shtetet e prekura nga kjo krizë për përballimin e kësaj krize duke u ballafaquar me pasojat që po instalon kjo krizë ekonomike, ku rastin e fundit vlen ta përmendim Hungarinë që iu afrua një ndihmë prej 21.1 miliard euro për përballimin e këtij apokalipsi ekonomik si dhe shumë shtete tjera si Norvegjia, Finlanda etj.

Andaj Kosova edhe pse për momentin nuk është prekur nga kjo krizë, nuk përjashtohet mundësia nëse mbretëron kjo gjendje për një kohë më të gjatë që edhe Kosova të bënë pjesë në këtë krizë ekonomike ndërkombëtare që përfshiu botën, anëtarësimi në këtë ,,shtëpi’’ pra në këtë organizatë do të ishte një pragmatizëm dhe në raste të tilla do hapte rrugë për sfidimin e kësi lloj katastrofash ekonomike.

Paralajmërimet nga ana e zyrtarëve të FMN-së që Kosova mundet të anëtarësohet në këtë organizatë padyshim se ishin një lajm pozitiv dhe përparim i lobit shqiptarë drejtë qëllimit, pra integrimit drejtë këtyre organizatave që sot praktikisht luajnë një rol me rëndësi në botë.

Aktualisht Kosova sot jeton dhe përballet me një varfëri të lartë (këtu kemi parasysh statistikat e fundit të Bankës Botërore rreth 40% të popullatës në varfëri), andaj integrimi i shtetit kosovar në këtë organizatë do të ishte i një etike krejt ndryshe dhe do të kishte një tjetër variant sidomos me hapjen e rrugës në anëtarësimin e organizatave tjera.

Ndikimi i kësaj organizate ndaj Kosovës, padyshim se ka një karakter të veçantë me faktin se do ta ndihmonte Kosovën në ngritjen e kapaciteteve ekonomike, zbutjen e varfërisë, një mirëqenie sociale më të efektshme si dhe në fusha tjera me rëndësi.

Sot FMN-ja mbetet një simbol kyç dhe tepër i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar për administrimin e krizave monetare dhe luan një rol më rëndësi jashtëzakonisht të lartë me ndihmën e saj sidomos ndaj shteteve të varfra me një strategji afatmesëm të implementuar, pasi që një gjë e tillë ndodhi edhe në vitet 90-ta kur kjo organizatë ndihmoi vendet e Evropës qendrore dhe lindore në krizën e tregjeve ekonomike të cilat pas rimëkëmbjes së ekonomisë së këtyre shteteve ato (shtete) huatë i shlyen, kjo normalisht se kishte një kthesë pozitive drejtë një stabilizimi afatgjatë ekonomik.

Andaj edhe Kosova si një shtet i ri normalisht se ka nevojë për një përkrahje financiare dhe stimulim të investitorëve të huaj në investime të ndryshme që të investojnë, gjë që do të ishte një forcim dhe stabilizim ekonomik afatgjatë dhe do të ndikonte padyshim në shumë mekanizma tjera forcues dhe ndërtues të shtetit.
Anëtarësimi i Kosovës në këto organizata me të drejta të plota do ishte një element përforcues dhe stabilizues, sepse dihet se kjo organizatë përveç tjerash bënë mbikëqyrjen shumë-paleshe me këshillimet e politikave në mënyrë që të krijon dhe promovon një stabilitet efektiv si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm.

Padyshim se ky proces, pra procesi i anëtarësimit të Kosovës në FMN është i atillë që kërkon përmisimin e disa kushteve apo mund të themi më mirë një parapërgatitje para se të anëtarësohet shteti ynë në të, gjë që duhet ndërmarrë udhëheqësia jonë hapa konkrete duke përdorur të gjitha mekanizmat e caktuara në mënyrë që sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet anëtarësimi në këtë organizatë.

(Autori është bachelor i sociologjisë dhe aktualisht master në sociologji)