Qeveria e Kosovës së fundi është pranuar në GPSA (Global Partnership for Social Accountability), duke u mundësuar kështu organizatave të shoqërisë civile (OShC) në vend të aplikojnë në thirrje për propozim dhe të pranojnë fonde për projekte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore në vend.
“Grantet nga GPSA zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 vite dhe janë të shoqëruara nga një program solid për ndërtimin e kapacitetit për pranuesit e granteve në mënyrë që suksesi i projekteve të jetë i garantuar përmes angazhimit konstruktiv dhe mekanizmave strategjikë për përgjegjësinë shoqërore.
Ky hap është sinjal shtesë për progresin që GPSA është duke bërë në regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ)”, thuhet në njoftimin për media.
Ministër i Financave, Avdullah Hoti, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që kemi hyrë në programin GPSA të Grupit të Bankës Botërore. Kosova mbetet e vendosur për përmirësimin e qeverisjes, transparencës, dhe përgjegjësisë së institucioneve të saj. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në GPSA shërben si dëshmi për këtë vendosmëri dhe siguron që OShC-të tona të pranojnë mbështetje strategjike dhe të vazhdueshme për nismat e tyre rreth përgjegjësisë shoqërore duke ngritur edhe nivelin e bashkëpunimit me qytetarët. E pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë me GPSA-në dhe shpresoj që ky program do të përkrahë shumë shpejtë iniciativat rreth përgjegjësisë shoqërore nga OShC-të e Kosovës që synojnë ngritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në vendin tonë.”
GPSA ka përfaqësim të rëndësishëm në regjionin e EAQ, me tetë shtete pjesëmarrëse, pesë projekte, dy donatorë dhe 11 Partnerë Global. Gjithashtu, GPSA është duke shkuar drejt një qasjeje regjionale në frymën e përgjegjësisë shoqërore strategjike. Së bashku me Programin për Partneritet për Ujë (PPU) dhe Oxfam-in, GPSA është duke organizuar forumin e saj të parë regjional për përgjegjësinë shoqërore në Taxhikistan. Deri më sot, 51 vende i janë bashkuar këtij programi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët