LAJMI I FUNDIT:

Kosova përkujton gjenocidin në Srebrenicë, kërkohet nga Serbia mos t’i mohojë krimet

Kosova përkujton gjenocidin në Srebrenicë, kërkohet nga Serbia mos t’i mohojë krimet

“Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, në Kosovë ka përkujtuar sot gjenocidin e kryer në Srebrenicë, 24 vjet më parë.

Nga kryeqyteti i Kosovës ata dërguan mesazhe tek politikanët në Serbi, duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.

Me organizimin e sotëm, të rinjtë synuan edhe të solidarizohen me popullin boshnjak, dhe të dërgojnë mesazhin e mos harresës së krimit më të tmerrshëm në historinë e re të botës në tokën evropiane.


“T’rinj për me kujtu, t’përkushtum mos me harru”, “Ta kujtojmë Srebrenicën”, dhe “Kundër mohimit” ishin vetëm disa nga parullat që të rinjtë mbanin në duar në përkujtim të viktimave në Srebrenicë.

24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit.

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive në “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, në Kosovë tha se me aktivitete solidarizohen me popullin boshnjak.

“Përmes këtij aksioni ne po synojmë të dërgojmë mesazh tek politikanët në rajon, sidomos te politikanët në Serbi, të cilët kohëve të fundit dhe në vazhdimësi janë përpjekur ta mohojnë këtë gjenocid të tmerrshëm, në mënyrë që të kërkojmë drejtësi për të gjithë viktimat, familjarët e tyre dhe të kontribuojmë në informimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, në mënyrë që këto krime të tmerrshme që kanë ndodhur, jo vetëm në Srebrenicë, por në gjithë territorin ish-Jugosllavinë gjatë viteve ’90, mos të përsëritën kurrë”, tha ajo.

E Redzo Kojic, aktivist nga komuniteti boshnjak, tha se me gjithë faktet që ekzistojnë, autoritetet në Serbi dhe Republikën Serbe vazhdojnë të mohojnë gjenocidin.

“Ne jemi vetëm dëshmitarë  të asaj që ka ndodhur nga 1995 e deri më sot. Kemi vendimet e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, kemi viktimat të cilat janë fakti kryesor të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur dhe kemi prapë atë që autoritetet në Serbi dhe të etnitetit në Republikën Serbe çdo ditë mohojnë gjenocidin. Kjo është për keqardhje. Ne jemi viktima të një gjenocidi, por jo vetëm që jemi viktima, por edhe pjesë e propagandës, e cila drejtohet kundër popullit tonë dhe komunitetit tonë … Kosova për fat të keq ka përjetuar atë që ka përjetuar edhe Bosnja, ashtu që e dimë se si të ndihemi edhe me ju edhe me viktimat tuaja”, tha ai.

Masakra e Srebrenicës, që ndodhi 24 vjet më parë, njihet si ngjarja më e trishtë në historinë e re të botës në tokën evropiane. Aty u vranë mbi 8000 burra dhe djem mysliman, me urdhrin e kriminelit Radovan Karadzic, në Bosnjë, i gjykuar me dënim me vdekje.

Disa muaj para përfundimit të luftës në Bosnjë, forcat serbe të Bosnjës nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq morën nën kontroll strehimoren e sigurt të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, i çuan në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpinës.

Data 11 korrik përkujtohet çdo vit nga liderë botërorë, e deri te qytetarët, të cilët e njohin këtë histori të përmasave të gjenocidit. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori