Kosova, edhe pse ka një sipërfaqe të vogël, ka pozitë të volitshme gjeografike dhe disponon me resurse të mjaftueshme nëntokësore, mbitokësore, humane dhe klimë të përshtatshme, në bazë të të cilave mund të sigurojë zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Por, këto resurse, sipas tyre, kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të mungesës së aftësive të autoriteteve vendore për t’i shfrytëzuar dhe promovuar ato para investitorëve ndërkombëtarë.
Eksperti për çështje ekonomike, Naim Gashi, përmend disa resurse që konsiderohen të leverdishme për një zhvillim ekonomik.
“Sa i përket sektorit që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, mendoj se është sektori i energjisë dhe minierave , pasi ky treg është sektor jashtëzakonisht atraktiv sa i përket rritjes së importit dhe përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës…pastaj vjen sektori i bujqësisë dhe ushqimit, është sektori i turizmit, Teknologjia Informative (IT-së), sektori i shërbimeve ‘online’, etj”, thotë Gashi.
Edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë theksojnë se Kosova ka mjaft resurse, por resursi kryesor është faktori njeri.
Përveç kësaj, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, përmend edhe sektorë të tjerë potencial, të cilët, sipas tij, nëse shfrytëzohen do të gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit.
“Kurse, pasuria natyrore që do të gjenerojë zhvillim, punësim dhe eksport janë minierat dhe mineralet, të cilat pothuajse shumica janë në shkatërrim e sipër. Dhe shumica e tyre, disa janë shitur në duar të sigurta të investitorëve dhe ato më shumë shfrytëzohen për destinacione tjera, dhe jo shitje apo eksport të minierave”, thotë Shahini.
Toka paraqet resursin kryesor natyror, sipas ekspertëve. Në këtë sipërfaqe mund të ketë zhvillim të sektorit të bujqësisë, sektor ky që do të mund të sillte prodhim të produkteve ushqimore, rrjedhimisht rritjen e eksportit dhe ulje të nivelit të importit, thotë Naim Gashi.
“Kosova nuk është një vend pa potenciale. Kosova ka potenciale të mëdha edhe humane dhe natyrore, por fatkeqësisht ato potenciale nuk janë shfrytëzuar deri më tani. Dhe aktivizimi i këtyre potencialeve mendoj se do të gjeneronte zhvillim, shërbim dhe prodhim…ato do të ishin konkurrente jo vetëm në tregun e brendshëm në Kosovë, për të ulur varshmërinë nga importi, por do të ishin konkurrente edhe në rajon edhe më gjerë”, thekson Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Në këtë kuadër,ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, disa herë kanë përmendur se Kosova ka një fond të konsiderueshëm pyjor dhe ujor, kurse në aspektin gjeografik Kosova – edhe pse më hapësirë e vogël – është shumë tërheqëse.
Kurse, sa i përket resurseve energjetike, Kosova është shumë e pasur me thëngjill dhe linjit, duke mos anashkaluar edhe pasuritë që ka me metale, e sidomos ato të ngjyrosura. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze