LAJMI I FUNDIT:

​Kosova pa qendër për djegie përkundër rasteve të shumta të pacientëve

​Kosova pa qendër për djegie përkundër rasteve të shumta të pacientëve
Foto: Arkiv

Lista e pacientëve në Kliniken e Kirurgjisë Plastike ekziston për shkak se i japin prioritet pacientëve me djegie, numri i të cilëve është i madh.

E, derisa në Kosovë nuk ka një qendër të veçantë për pacientët me djegie, rastet e tilla trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, edhe pse kjo qendër është specialistike për rastet estetike.

Ka shumë vite që bëhen kërkesa për një qendër të djegies, por ajo edhe nuk është paraparë të ndërtohet. Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike thonë se duan që edhe vendi ynë ta ketë një qendër për trajtimin e rasteve e të tilla, ashtu siç edhe e kanë vendet tjera evropiane, por në Ministrisë e Shëndetësisë, shpresojnë që së shpejti të kenë një rivlerësim të nevojave aktuale.


Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi tha për kp, se numri i djegieve është shumë i madh, gjë për të cilën po shkakton tollovi në raste tjera për shkak se pacientët me djegie qëndrojnë të hospitalizuar me muaj të tërë.

“Në Kirurgji Plastike nuk ekziston në asnjë spital rajonal dhe tërë popullata e Kosovës trajtohen në Qendrën Klinike Universitare, në Kliniken e Kirurgjisë Plastike. Qe 24 vite merremi me trajtimin e djegies, kjo patologji ka qenë edhe para shumë viteve d.m.th. me djegie merret vetëm kirurgjia plastike, fatkeqësisht numri i djegieve është i madh, nuk ka sezon vetëm dimrit apo verës por në çdo sezone, e fatkeqësisht në sezonin e verës është i madh.

Për momentin janë të hospitalizuar me djegie prej tyre janë të moshës fëmijërore. Kirurgjia Plastike merret me një tërë patologjisë dhe në mungesë të qendrës për djegie. Këta pacient me djegie kanë gjithmonë prioritet, duhet me i fut gjithmonë në sallë dhe me i operuar dhe këta pacientë qëndrojnë me muaj të tërë në Qendrën Klinike Universitare, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe kjo është një nga arsyet pse ne kemi listë të pritjes dhe duhet të presin pacientët tjerë për t’u operuar”, tha Zatriqi.

Zatriqi ka thënë se 50% e rasteve janë me djegie, andaj një qendër e specializuar për djegie, është bërë domosdoshme. Ajo tha se sikur çdo shtet që ka qendrën për djegie, të njëjtën duhet të kenë edhe pacientët në Kosovë.

Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike, Zatriqi shtoi se tashmë e 20 vite bëjnë kërkesë për një qendër për djegie në Ministrinë e Shëndetësisë, por ende nuk është ndërmarrë diçka.

“Nevojë është e kamotshme sikur çdo shtet që e ka qendrën për djegie, edhe ne si kirurgji plastike e kemi adresuar problemin tonë që është më së e nevojshme qendra për djegie për trajtimi adekuat të pacientëve, ku janë disa standarde të cilat duhet të përmbushen për këta pacientë me djegie. Ne si Klinikë e Kirurgjisë Plastike, jemi duke i trajtuar edhe për shkak të kësaj mungese, ne kemi trajtuar edhe po vazhdojmë t’i trajtojmë pacientët nuk ngecin në trajtim por më e mira do të ishte prioritet i Kirurgjisë Plastike dhe i shtetit të Kosovës, të ketë një qendër për djegie sikur që kanë, është në rajon e kanë qendrën për djegie. Ne në vazhdimësi qe 20 e disa vite në fund, e dërgojmë për qendrën për djegie dhe është e njoftuar edhe drejtoria ekzekutive dhe kërkesa jonë është drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kemi biseda që është në prioritet Qendra për Djegie dhe shpresojmë këto janë kompetenca të Ministrisë Shëndetësisë, nuk janë kompetenca e klinikës por është adresuar në vazhdimësi dhe do të adresojmë këtë problem deri në realizimin për të mirën e pacientit për trajtimin e dinjitetshëm”, tha Zatriqi.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra tha se kostoja e trajtimit jashtë vendit për pacientët me djegie do të ishte më efektive nëse trajtohen në Kosovë.

“E para ne duhet të dimë se sa është numri i pacientëve të cilët e kërkojnë këtë shërbim dhe duhet të shihet kostefktiviteti i atij shërbimi, a ka Kosova si me thënë leverdi të ndërtojmë. Nëse nevojat e qytetarëve kërkojnë një gjë të tillë dhe kostoja e trajtimit të këtyre pacientëve duhet të ishte shumë e mirë t’i mbanim brenda se sa t’i dërgojmë jashtë, pa dyshim se duhet të bëhet dhe nëse nuk bëhet qendër për djegie, duhet të ketë një repart të veçantë për këta pacientë të cilët vazhdimësi të marrin kujdesin që iu nevojitet” tha Kodra.

Kodra shtoi se përkundër kapaciteteve që Kosova nuk mund të ketë për një qendër të tillë, pacientëve duhet t’i sigurohet kujdesi shëndetësor në përputhje me nevojat që i kanë, çofshin për djegie apo për probleme tjera.

“Pa dyshim se është shqetësuese, dëshira jonë dhe gjithsecilit duhej të ishte që secili pacient duhet të trajtohet brenda Kosovës dhe mos të ketë nevojë për trajtime jashtë. Mirëpo në çoftë se diçka e tillë është shumë e kushtueshme për t’u u bërë për shkak se duhet të paguhet staf dhe material shpenzues dhe gjëra tjera dhe për këto vazhdimisht merret kostefektivitet shërbimit. Po nevojat e pacientit gjithsesi duhet të plotësohen çoftë në një qendër të ndërtuar brenda Kosovës, çoftë diku jashtë nëse ajo nuk ekziston.  Unë gjithmonë kam kërkuar që të shihet se sa është nevoja për diçka të tillë, dhe cilat do të ishin kapacitetet e asaj qendre për t’u ndërtuar. E vërtetë që pacientit duhet t’i sigurohet kujdesi shëndetësor në përputhje me nevojat që i ka çoftë për djegie ose për diçka tjetër” tha Kodra.

Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrimkanë thënë se synojnë që të bëhet një rivlerësim i nevojave aktuale.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me SHSKUK-në, synojnë që të bëhet një rivlerësim i nevojave aktuale në përputhje me prioritetet e Qeverisë dhe nxjerrjen e protokolleve specifike, të cilat së shpejti do të reflektohen në një plan konkret të veprimit. Gjatë periudhës 2019-2023, për mbështetje financiare në fond, kanë aplikuar 11 raste për djegie, prej tyre 2 raste kanë përfituar. Meqenëse trajtimi i këtyre rasteve (djegiet e rënda) është kompleks dhe financiarisht i kushtueshëm dhe mbi të gjitha nuk mund të sigurohet nga të gjitha institucionet private, raste të tjera janë dërguar në Turqi për trajtim mjekësor falas, në bazë të marrëveshjes Kosovë-Turqi. Ndërkaq për këto dy raste fondi ka ndarë 60,000,00 euro për trajtimin e nevojshëm shëndetësor”./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Lajme
Kalo në kategori