Institucionet e Kosovës nuk kanë informacione se kur mund të ngriten aktakuzat e Speciales. Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me këtë mekanizëm që qëllim ka hetimin e krimeve të pretenduar të luftës të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Por kreu i MD-së thotë se, Abelard Tahiri i tha Ekonomia Online se nuk kanë bashkëpunim të shpeshtë me Specialen që ende nuk ka bërë publike aktakuzat e para.
Ndonëse thotë se Gjykatë është e themeluar nga institucionet e Kosovës, Tahiri bëri të ditur se përveç komunikimit nuk kanë ndonjë bashkëpunim të shpeshtë.
“Kemi normalisht komunikim mirëpo sa i përket punës se prokurorisë dhe kur do të ngritën aktakuzat si do të shkoj normalisht ne nuk do të njoftohemi as në Republikën e Kosovës e normalisht nuk njoftohemi as nga ta – është çështje e prokurorisë, e atyre Dhomave të Specializuara dhe në asnjë rrethanë nuk kemi kurrfarë informatash pra se kur mund të ndodh”, tha Tahiri.
Puna e kësaj gjykate lidhet edhe me misionin më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX, mision ky që nga viti 2008 ka pas rol vendimtar sidomos në sistemin e drejtësisë.
Edhe pse mandatin do të duhet ta përfundonte në mes të qershorit EULEX do të jetë këtu së paku edhe për dy vjet, raporton EO.
Dhe misionin evropian në Kosovë, kreu i MD-së e vlerëson pozitiv.
Sipas Tahirit, EULEX ka ndihmuar shumë në fushën e sundimit të ligjit, në ngritjen e kapaciteteve dhe në krijimin e përvojave të reja të një kulture të re të punës.
Përkundër kësaj, Tahiri pranoi se EULEX ka pasur të metat e veta të cilat sipas tij, kanë ardhur nga mungesa e përvojës së Bashkimit Evropian në misione të tilla.
“Është një mision që ka qenë mjaft i kushtueshëm për taksapaguesit evropian. Mendoj që i ka pas edhe të metat e veta dhe lëshimet e veta sepse një përvojë të tillë më herët BE nuk e pasur. Mendoj që ky do të jetë një mësim edhe për ta për çfarëdo misioni në të ardhmen ku do që do të ketë nevojë se si duhet të funksionojë”.
Pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX-it, gjykatat në Kosovë janë “paralizuar” nga mungesa e gjykatësve.
Mirëpo me këtë nuk pajtohet, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kjo pasi sipas tij, përfundimi i mandatit nuk do të lë zbrazëtira në sistemin e drejtësisë.
Tahiri tha se e kanë ditur që do të përfundojë misioni evropian, andaj edhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të plotësuar vendet e zbraztë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri