LAJMI I FUNDIT:

Kosova në kampionat Evropian të mundjes

Kosova në kampionat Evropian të mundjes

Kosova do të prezantohet me katër garues në kampionatin evropian të mundjes për të rinj, që do të organizohet më 6 gusht në Poloni.

Federata e Mundjes së Kosovës është në prag të finalizimit të përgatitjeve për pjesëmarrje në këtë kampionat evropian për të rinj. Kreu i Federatës, Naim Muja, bën të ditur se në këtë evropian përfaqësuesja e Kosovës do të prezantohet me katër garues si dhe shprehet optimist për të fituar së paku një medalje.

“Konkurrenca është shumë e fortë porse kemi potencial që të prezantohemi denjësisht në Poloni”, ka thënë Muja. Krahas përgatitjeve për arenën ndërkombëtare fokusi i punës i Federatës është përqendruar edhe në aktivitetet vendase në garat që do të organizohen në sistem lige”, ka potencuar kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja. /Telegrafi/