LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr pjesë në ‘Turkish World Tournament’

Kosova merr pjesë në ‘Turkish World Tournament’

Përfaqësuesja e Kosovës në Mundje këtë fundaje do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar ‘Turkish World Tournament’ që mbahet në Stamboll.

Kosova në këtë turne të karakterit ndërkombëtar do të përfaqësohet me gjashtë mundës.

“Reprezentacioni i Kosovës në Mundje për kadet, të enjten ka udhëtuar drejt Stambollit ku në fundjavë do të paraqitet në një turne ndërkombëtarë ‘Turkish World Tournament’. Për këtë aktivitet trajneri i Kosovës, Ferat Ramadani ka ftuar gjashtë mundës: Drilon Syla, Denis Krasniqi, Ramiz Huneli, Liridon Hasani, Halim Doshllaku dhe Sabri Curri”, është thënë në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK).

Sipas këtij njoftimi, në këtë aktivitet do te udhëtoj edhe sekretari gjeneral i FMK-së, Genc Fazlija i cili në Turqi do të zhvillojnë edhe disa takime me sekretarin dhe kryetarin e federatës turke për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi. /KP/Telegrafi/