LAJMI I FUNDIT:

Kosova më së shumti shet në Indi dhe blen në Serbi

Kosova më së shumti shet në Indi dhe blen në Serbi

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj të këtij viti, ku thuhet se ka një deficit tregtar më të lartë prej 210,3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku deficiti ishte 205,0 milionë euro. Ndërsa, eksporti mbulon importin me 11.5%.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin maj kishte vlerën 27,3 milionë euro, ndërsa importi 237,7 milionë euro, dhe duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2014, vërehet një rritje prej 15.4% për eksport, si dhe 3.9% për import.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 59.7% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% produktet minerale; 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.5% produktet bimore; 2.4% lëkura dhe artikujt prej saj, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.4% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3% produktet e industrisë kimike; 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.9% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.4% pl astika, goma dhe artikuj prej tyre; 5.8% produktet bimore; 5.4% mjetet e transportit, etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së,të cilat marrin pjesë me 35.5% për eksport dhe 40.8% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 37.7% për eksport dhe 30.3% për import”, thuhet në komunikatë.


Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi (15.0%), Shqipëri (13.9%), Maqedoni (13.0%),Belgjikë (11.2%), Itali (7.4%), Serbi (5.9%), Mal të Zi (3.5), etj. Ndërsa,përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (10.2%), Turqia (10.2),Italia (8.6%), Shqipëria (8.2%), Kina (7.6%), Maqedonia (5.1%), etj. /Kosovapress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

Ekonomi
Kalo në kategori