LAJMI I FUNDIT:

Kosova llogarit në hendbollistët që luajnë jashtë

Kosova llogarit në hendbollistët që luajnë jashtë

Me pjesëmarrjen e Kosovës në kualifikimet për EURO 2018 padyshim janë rritur edhe brengat rreth përzgjedhjes sa më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi Alfed Llazari dhe kreytrajneri Taib Kabashi kanë dilema të mëdha, se si do të duket Përfaqësuesja e Kosovës, në kend do të llogaritet, vetëm në lojtarë vendas apo edhe ata që po luajnë në klubet e shteteve tjera e disa edhe për kombëtare.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), tashmë ka vënë kontaktet më hendbollistët që synon t’i këtë në përbërjen e përfaqësues së Kosovës.

Yjet


Me siguri se paraqitja e Valon Dedaj (1989) i cili luan me sukses ne klubin e Zvicres TSV ST, nuk do te vjen pikëpyetje pasi edhe vet e ka konfirmua pjesëmarrjen në Përfaqësuese.

Valoni është lojtar i cili luan pozitën e lojtarit qendror, dhe ka luajtur edhe ne vitin 2011 ne Turneun e Pavarësisë për Kosovë.

Pjesëmarrjen në Përfaqësuese, e ka konfirmuar edhe lojtari tjetër tani më me eksperiencë nga Zvicra, Sharr Ramadani (1989), i cili luan e pozitën e krahut të djathtë në klubin GC AMICTIA.

Portieri Flamur Gerbeshi (1989), i cili para katër viteve ishte portier i Përfaqësues së Suedisë për grup-moshën U21 në KB në Tunizi në petkun e Suedisë, po ashtu ka shprehur dëshirën që të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, i cili për momentin mbron në Ligën e dytë të Suedisë.

Berat Mahmutaj, është një tjetër lojtar që ka shprehur dëshirën të paraqitet nën flamurin e Kosovës. Mahmutaj (1989) po luan me shumë sukses ne pozitën e fundorit te majtë për skuadrën e divizionit te dytë në Austri në skuadrën HC ece Bulls Bruck.

Ndërkaq, duket e vështirë paraqitja e Besard Hakaj, i cili po shfaq performancë të shkëlqyer në skuadrën elitare norvegjeze, HC HASLLUM. Megjithatë, FHK shpreson se lojtari do të ndërron mendjen dhe të luaj për Kosovën.

Ndërkohë, FHK tashmë ka vënë kontaktet edhe me Arbër Qerimin, i cili ka disa vite që luan për Belgjikën në pozitën e lojtarit qëndror. FHK akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje , por shpreson se Qerimi do t’i thotë PO Kosovës.

FHK në listën e lojtarëve kosovar që luajnë nëpër Evropë do të llogarisë edhe në shërbimet e Admir Salihut, Endrit Abdullahut, Albin Alilit, Adrian Tolajt dhe Leonard Halilit. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori