Kosova e paketës së Ahtisarit, arriti të formësohet, të shpallet dhe të ndërtohet si një shtet i pavarur. Por, edhe në prag të gjashtëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, sovraniteti shtetëror i Kosovës akoma po nëpërkëmbet.
Formati i saj i paketuar edhe me Kushtetutë, sikur nuk po arrin të dalë plotësisht nga paketimi i sovranitetit të kufizuar. Edhe pas njohjes masive ndërkombëtarisht, rrugët e ndërtimit të plotë sikur po vazhdojnë pafundësisht.
Raunde negociatash të njëpasnjëshme, në vend se të forcojnë shtetësinë e brishtë, pas çdo raundi të imponuar bisedimesh me Serbinë, Kosova po paguan çmime të dhimbshme në kurriz të sovranitetit dhe shtetësisë! Duke ndërtuar edhe sovranitetin e dyfishtë. Një Kosovë shtet dhe një Kosovë me shtetësi. Kosovë multietnike dhe multisovrane, njëkohësisht.
Krahas sovranitetit të dyfishtë, që po i zë frymën shtetësisë së Kosovës, në zgjedhjet e fundit doli nga heshtja dhe po flet me gjuhën e votës edhe sovrani i vërtetë. Sovrani i votës së lirë, që premton ndërtimin real të një shteti të mirëfilltë demokratik, të denjë dhe të pranueshëm edhe për familjen evropiane të demokracisë.
Përfaqësuesit e pavarësisë filluan ta ndërtonin mbrapshtë pavarësinë e tyre pushtetare kundrejt votuesit dhe jo të shtetësisë. Pushtetarët pushtuan pushtetin, absolutisht! Ndërsa, votuesin, sa nuk e shndërruan në një makineri reproduktive të vullnetit të pushtetarëve dhe jo të vullnetit të lirë politik!
Në një shtet të pavarur, të cilit po i gërryhej sovraniteti përditë, po rriteshin vetëm pushtetarët absolutistë. Derisa pushteti po koncentrohej tek pushtetarët, tek votuesit e tyre, po shtrihej mjerimi dhe varfëria e paskajshme! Po rritej marramendshëm distanca votues-pushtetar.
E gjithë perspektiva e pushtetit po orientohej në bisedime shtetëformuese jo shumë afirmative dhe mirëqenie të një klase pushtetarësh numerikisht të kufizuar dhe shërbyesve servilë të tyre të pafund, si dhe punësim vetëm të të privilegjuarve. Punësime të të punësuarve edhe me disa vende pune, ani se ka vendbanime të tëra pa asnjë të punësuar.
Tashmë, mirëqenia, çdo ditë e më shumë po rritej dhe përqendrohej në individë të kufizuar numerikisht, krahas të cilëve po rritej dhe varfëria që po shtrihej papërballueshëm masovikisht!
Pushtetarët tanë, pa dallim përkatësie partiake, ngjyre a ideologjie politike, fetare a nacionale, po thellonin shkëputjen nga ata që ju japin mandatin, duke ua kthyer kundërshpërblimin në formë të mandatës!
Votuesi, si sovran i delegimit të mandatit tek pushtetari, në vend të mirëqenies po merrte mandatën e të varfrit! Ndërsa, të përfituarit po bëheshim vetëm grupe të interesit dhe të pushtetit, numerikisht të kufizuar.
Prej kohësh, rrjeti i përfituesve të privilegjuar nuk tejkalon orbitën e pushtetarëve ku veprojnë, afarojnë, harbojnë dhe argëtojnë. Kjo edhe po bëhej orbita ku ata sillen dhe jetojnë në frymën dhe frymëzimin e atyre që rreth tyre sillen të kënaqur pa e kuptuar se ka një botë të tërë njerëzish që vuajnë jetën dhe nuk e shijojnë të mirat e atyre që i rrethojnë.
Dhe, harruan pushtetarët tanë, se bota e votës është shumë më e madhe se ajo bota e përfituesve shërbëtorë, të cilët janë rehatuar me fis e me farë. Vërtetë janë pak të kënaqurit që i rrethojnë pushtetarët tanë, përtej të cilëve, ata, nuk lënë te shohin mjerimin që po shtrihet si murtajë, jashtë këtij servisi njerëzish lajkatarë, numerikisht të paktë, por servilë e lavdërues të mëdhenj. Përtej lëvdatave të pafundta iluzioniste, thuajse nuk ekziston asgjë që ja vlen t’i shqetësojë padronët e tyre pushtetarë.
Dhe, vjen dita kur mandatin e dhënë, votuesi, do ta kthejë në mandatë ndëshkimi e humbjeje për mosmirënjohësit pushtetarë. Kështu edhe na e përkujton të gjithëve se sovrani është ai që voton dhe jo ai pushteton!
Prandaj, edhe ndodhin përmbytjet e mëdha: rënia e pushtetarëve, sado autoritarë qofshin ata!
Kur vendosë sovrani, përtokë bien të “mëdhenjtë” dhe të “vegjlit” fitojnë!
Urime Kosovë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin