LAJMI I FUNDIT:

Kosova humb më të mirin, Zhdrella i bashkohet Partizanit

Kosova humb më të mirin, Zhdrella i bashkohet Partizanit

Mentor Zhdrella arrin marrëveshje me skuadrën nga Shqipëria, Partizanin. Katër herë lojtari më i mirë i kampionatit kosovar, në sezonin 2014-15 do të jetë tashmë pjesë e “klubit të kuq”.

Gjithçka është arritur pas takimit që sulmuesi 25 vjeçar ka zhvilluar me presidentin Gazment Demi, me të cilin ka rënë dakord edhe për marrëveshjen e bashkëpunimit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës që ka konfirmuar sot afrimin e futbollistit kosovar.

Këtë vit Zhdrella është aktivizuar me skuadrën kosovare, Dritën, ndërkohë që ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit ndaj Turqisë dhe Senegalit.


Skuadra e Partizanit ka bërë të ditur se prezantimi i Zhdrellës do të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Zhdrella mendohet të jetë zgjidhja për repartin ofansiv, që ka qenë një problem i vazhdueshëm gjatë sezonit që sapo u mbyll. /Tribuna/Telegrafi/