Kosova gjithçka mund të jetë, por jo vend demokratik dhe sovran
Institucionet e Kosovës janë autarkike dhe oligarkike, shërbëtorë të mbretit Piter Feith. Për këtë arsye, Kosovës i mungon edhe sovranitetin, edhe demokracinë.
Në debatet e qytetarëve është shfaqur mendimin se Kosova është një vend demokratik dhe sovran. Këto mendime janë pasojë e propagandës demagogjike të elitës politike të Kosovës, që nuk përputhen fare me realitetin dhe nuk janë bazuar aspak nga një qasje shkencore.
Kosova nuk është një vend sovran, sepse nuk i është lejuar të vendosë vetë për çështjet të brendshme dhe të jashtme dhe oligarkia politike shqipfolëse e nënshtruar tij. politike. Ajo akoma është nën protektoratin e UNMIK-EULEX-it, me në krye mbreti Piter Feith. Populli aspak nuk është sovran sepse i nuk është lejuar të ushtrojë lirisht sovranitetin e tij, nëpërmjet të drejtës së vetëvendosjes.
Prej kësaj vijnë edhe mangësitë demokratike, që e vendosin Kosovën në rrethin e demokracive formale, sipërfaqësore, elektorale, gati në autoritarizëm por aspak në fushën e shteteve demokratike të zhvilluara. Pra, organizohen zgjedhje, ka një organizim formal – pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe presidencial, por “demokracia” e Kosovës kufizohet në kaq.
Fjala demokraci vjen nga greqishtja e vjetër “demos” – popull dhe “kratos” – fuqi. Do të thotë se demokracia është “fuqia e popullit”. Çfarë fuqi ka populli në Kosovë? Atij i është imponuar një sistem ligjor nga jashtë – që buron nga ish shteti kolonial i Kosovës, Serbia, i kopjuar tërësisht nga pakoja Ahtisaari dhe i miratuar pa asnjë kundërshtim nga politikanët shqipfolës, që rikujtojmë se kanë qenë të “zgjedhur” nga më pak se 30 % të popullatës së Kosovës (27% e popullsisë shqiptare të Kosovës, të falsifikuar dhe të publikuar si 45% nga OSBE, sepse FBKSH dhe Lëvizja Vetëvendosje! Apeluan për bojkotim të zgjedhjeve dhe FITUAN). Do të thotë se Kosova është vend gjysmë-kolonial i Serbisë, ku sundon pakicën oligarkike të politikanëve.
Robert A.Dahl, në veprën “Poliarkitë” konsideron se “një karakteristikë themelore e demokracisë është të qenit hapur konstante të qeverisë në preferencat e qytetarëve, të konsideruar të barabartë në pikëpamje politike. Demokracia është një sistem politik që karakterizohet nga një të qenit hapur tërësor ose përafërsisht tërësor për të gjithë qytetarët” (Robert A.Dahl – Poliarkitë, f.27-28)
Demokratizimi është e ndërtuar prej dy dimensioneve: kontestimi publik dhe e drejta e pjesëmarrjes.
Në Kosovë pikërisht ky të qenurit hapur të qeverisë ndaj preferencave qytetare po mungon. Institucionet e Kosovës janë autarkike, në sensin se ata as nuk marrin sinjale prej sistemit të gjerë shoqëror mbi problemet e ndryshme, as nuk marrin parasysh feed-backun që u vjen prej shoqërisë pas zbatimit të politikave të tyre.
Mungon liria e shprehjes dhe burimet alternative të informimit. Qeveria nuk peshon preferencat e qytetarëve apo i peshon me anshmëri, duke bërë diskriminime sipas përmbajtjes apo burimi i preferencave. P.sh. ka ekzistuar në shoqërinë e Kosovës një frymë e mbështetur kundër negociatave me Serbinë, që u manifestuar nëpërmjet demonstratave, protestave etj. Institucionet e Kosovës kurrë nuk kanë marrë parasysh këtë preferencë e qytetarëve, por ka vazhduar me negociatat (dhe deklarojnë ende edhe “pas pavarësisë” se mund më tutje të vazhdojë këto negociata), e shkëputur plotësisht nga shtresat gjithëpopullore.
Më shumë, kontestimi publik është shikuar si diçka jonormal prej institucioneve të Kosovës, ndaj të cilit duhet kundërvepruar “me profesionalizëm”, me të gjitha mjetet, duke çuar edhe xhandarët e UNMIK-ut në rrugë, për të vrarë popullin(!). Institucionet e Kosovës janë të qenurit të hapur vetëm ndaj përcaktimeve të pakos Ahtisaari. Kanë miratuar ligje pa u kuptuar as përmbajtjen, pa peshuar efektin negativ ndaj shoqërisë.
Gjithashtu, nuk ekziston liri të shtypit, shfaqet censura dhe redaktimi propagandistik të lajmeve, në favor të “multetnicitetit”, pasivizmit, pranimit të sistemit qeveritar.
Probleme shfaqen edhe në analizimin e statutit kushtetues që është autoritar dhe aspak demokratik. Kushtetuta nuk kufizon pushtetin aktual, ajo nuk ka qenë pranuar dhe miratuar nga populli, regjimi kushtetues ushtron pushtetin në mënyrë arbitrare, me kufizime vetëm nga jashtë.
Edhe pse kuvendi zgjedh presidentin, dhe formalisht, Kosova është republikë parlamentare, parlamenti është formal, totalisht joefikas, kufizohet në funksionin e “miratimit mekanik” të asaj që i është imponuar jashtë sistemit politik të Kosovës, prej UNMIK-EULEX-it.
Për këto arsye, Kosova gjithçka mund të jetë, por jo vend sovran dhe demokratik.
Demokraci në gjysmë-kolonializëm (të Serbisë) dhe neokolonializëm (të UNMIK-EULEX-it) nuk ka. Prandaj, populli duhet të organizohet, të mos pranojë imponimet dhe arbitraritetet, të rrëzojë në tokë “politikën fluturuese” antishqiptare dhe antidemokratike që vetëm llafos demagogji për ta shtyrë në gjumë tërësisht dhe mbi të gjitha të kërkojë të drejtën e tij të vetëvendosjes dhe ribashkimit kombëtar, sepse vetëm në një Shqipëri të Bashkuar, kjo pjesë e kombit shqiptar do të mund të zhvillohet dhe të përparojë duke pasur gjithë sovranitetin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës