Është bërë gati një dekadë që autoritetet kompetente në Kosovë thonë se kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), por deri më tani nuk kanë aplikuar.
Ministrja në largim e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se mund të ketë pasur përgatitje, por dokumentacion të gatshëm për këtë çështje nuk ka gjetur në kohën e marrjes së pozitës. Megjithatë, ajo ka treguar se Ministria e Tregtisë, në bashkëpunim me projekte të huaja, dokumentacionin e kanë të gatshëm. Por, për kohën dhe mënyrën e aplikimit vendos Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra e kryeministrit të Kosovës.
“ Ne, si ministri, kemi punuar shumë për lobim. Unë kam pasur një sërë takimesh me anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisëdhe kam marrë mbështetjen e tyre. Por, është një vendim që duhet të merret me konsensus të plotë. Aplikacionin e kemi të gatshëm”, ka thënë ajo. “Ka opinione të ndryshme që duhet të aplikojmë si anëtar vëzhgues dhe ka të tjera që thonë se duhet të aplikojmë si anëtar me të drejta të plota”, ka thënë Bajrami.
Kosova ka disa marrëveshje për tregti të lirë më vendet rajonale dhe evropiane, por edhe anëtarësimi në OBT, vlerësohet më rëndësi nga komuniteti i biznesit për ekonominë e përgjithshme të vendit. Por, autoritetet kompetente nuk kanë treguar gatishmëri për aplikim dhe anëtarësim në këtë organizatë.
“Aleanca Kosovare e Biznesit për herë të parë si organizatë biznesore ka shkelur në vitin 2010 në OBT, me seli në Gjenevë. Dhe, aty e kemi vërejtur se qeveria e mëhershme kishte pësuar debakël të madh për shkak të përfaqësimit të Kosovës në organizatë. Asnjë lëvizje në këtë drejtim nuk ka pasur. Kështu që Kosova është shumë larg anëtarësimit në këtë organizatë dhe askush nuk ka bërë asnjë hap”, ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Sidoqoftë, Hykmete Bajrami ka treguar përfitimet që Kosova mund të gëzojë nga të qenët anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Kosova me Kushtetutë është ekonomi e tregut të lirë. Ne kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me një numër të madh të shteteve të BE-së dhe CEFTA-s. Të gjitha këto marrëveshje të tregtisë së lirë, Kosovën e obligojnë që t’i zbatojë rregullat e OBT. Në një farë forme ne po zbatojmë rregullat, po paguajmë koston, por nuk po marrim benificione, sepse për t’u bërë anëtare e kësaj organizate, ka edhe përfitime të ndryshme”, është shprehur Bajrami.
Në anën tjetër, Agim Shahini ka theksuar se i mbetet qeverisjes së ardhshme që anëtarësimi në këtë organizatë botërore të jetë një ndër prioritetet në agjendën e saj.
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës