LAJMI I FUNDIT:

Kosova edhe dy vite pa Pallat Olimpik! (Video)

Kosova edhe dy vite pa Pallat Olimpik! (Video)

U prezantuan dhjetë projekte nga kompani të ndryshëm, për ndërtimin e pallatit olimpik, objekt ky që pritet të jetë gati më së largu me 23 qershor të 2016-ës.

Përzgjedhja e projektit më të mirë do të bëhet me 20 % të pëlqimit nga qytetarët dhe 80 % nga juria e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportist të Kosovës.

E këto propozime do të jenë të hapura në Muzeun e Kosovës deri të premten në orën 16:00.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha, se ky është një objekt që i ka munguar Kosovës, që siç e quajti ai, një shtëpi për të gjitha federatat sportive për komitetin olimpik dhe paraolimpik. /KP/Telegrafi/