LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të kontaktojë ish-lojtarin e Serbisë

Kosova do të kontaktojë ish-lojtarin e Serbisë

Kosova do të formojë një përfaqësuese shumë të fortë nëse ia del të grumbullojë të gjithë basketbollistët që i synon. Për këtë është i bindur përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi.

Por Krasniqi nuk e di nëse të gjithë lojtarët që Kosova i synon do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij, shkruan sot Koha Ditore. Ai është i vendosur që ftesë t’u dërgojë të gjithëve, ndërsa thotë se duhet të pritet përgjigjja e tyre.
Kosova prej 31 gushtit deri më 17 shtator do të paraqitet për herë të parë në kualifikime për Eurobasket. Përfaqësuesja A e Kosovës bën pjesë në grupin E kualifikues për evropianin e vitit 2017 së bashku me Slloveninë, Ukrainën e Bullgarinë.

Në listën e Krasniqit gjenden emra të lojtarëve që vlerësohet se pak ka gjasa që të luajnë për Kosovën. Ai pritet të kontaktojë basketbollistin Dejan Musli që ka lindur në Prizren, por që është rritur në Serbi dhe ka luajtur për të rinjtë e Serbisë.

Musli në Evropë njihet si basketbollist serb. Enis Murati është një tjetër emër në listën e përzgjedhësit Krasniqi. Murati ka shtetësi të Serbisë e Austrisë, ndonëse ka lindur në Prishtinë.


Ai karrierën si lojtar e ka nisur në Suboticë të Serbisë. Nga Prishtina është larguar në moshën 6-vjeçare, gjatë luftës, në vitin 1999. Ka pak gjasa që Musli e Murati t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për të luajtur për Kosovën. Lista e Krasniqit megjithatë është më e gjatë.

Kosova të premten i ka mësuar kundërshtarët për ciklin e parë kualifikues dhe tashmë ka nisur puna për afrimin e lojtarëve. Krasniqi të shtunën mbrëma është takuar me Erjon Kastratin, fundorin e skuadrës sllovene Krka.

"Kemi nisur t’i kontaktojmë lojtarët. Do të kemi shumë punë administrative me zyrën ligjore të FIBA Evropës. Kjo pasi ka djem që ne i duam e që kanë luajtur për përfaqësuese tjera. Pra situata është pak e komplikuar", ka thënë Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori