LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Serbia shqetësojnë Merkelin

Kosova dhe Serbia shqetësojnë Merkelin
Aleksandar Vucic, Serbia's prime minister, left, adjusts his earpiece as Angela Merkel, Germany's chancellor, speaks during a news conference at the Chancellery in Berlin, Germany, on Monday, Sept. 7, 2015. Merkel's government announced plans to spend an extra 6 billion euros ($6.7 billion) on refugees next year as thousands more migrants poured into the country over the weekend. Photographer: Krisztian Bocsi/Bloomberg via Getty Images

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka njoftuar dje kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq se ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, të përfshihen më shumë në zhvillimet në Ballkan, e cila është nën ndikimin e fortë të Rusisë.

Kështu shkruan gazeta beogradasve “Blic”, duke cituar një burim anonim i cili mori pjesë në takimin në Berlin mes Merkel dhe Vuçiq.

“Merkel, është  e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme mbi Kosovën, Bosnjën, zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u angazhuar seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar nga Vuçiq që  të jetë garantues i paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka thënë burimi, transmeton Klan Kosova.