Kosova dhe Samiti i NATO-s në Çikago
Është hera e parë, pas 60 vjetëve, që Aleanca Veri-Atlantike në SHBA takohet jashtë kryeqytetit amerikan, Washington DC. Por, kjo nuk është rastësi, sepse Çikago është vendlindja e Presidentit amerikan Barack Obama.
Pikë e veçantë e këtij takimi është se kësaj radhe, për dallim nga Lisbona, Rusia nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e takimit. Në Samit do të marrin pjesë mbi 60 delegacione ndër to edhe Shqipëria që do të përfaqësohet nga Kryeministri Berisha.
Në fjalimin e tij me 3 prill 2009 në Strasburg Presidenti Obama tha se: “Duhet të mësojmë nga kaluara për ta zhvilluar të ardhmen, të ndërtojmë aleanca të reja, por veçantë të rinovojmë të vjetrat”. Ky deklarim ka quar në përgatitjen e NATO-s për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI.
Ajo që e bën edhe më të fuqishme këtë deklaratë është Neni 5 i Statutit të NATO-s ku thotë se: “Sulmi ndaj njërit vend është sulm ndaj të gjithëve”. Kjo shërben si shembull i lidhjes dhe vlerës së fortë ndërmjet anëtarëve.
Nga Samiti i Lisbonës më 19 nëntor 2010, NATO është përballur dhe po përballet me sfida të reja si Libia dhe tash si duket edhe Siria. Por, NATO ka nevojë të jetë në gjendje të reagoj shpejtë dhe sigurt. Për këtë arsye, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright ka udhëhequr ekipin e zhvillimit të Strategjisë së kësaj Aleance për shekullin XXI që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e quan Mbrojtja e Mençur (SMART Defense).
Me këtë NATO shkon drejtë një organizmi që ka mundësi dhe fuqi të adoptohet konform nevojave të kohës. Këshilltarja e Presidentit Obama, Elisabeth Sherwood-Randall, në një fjalim të sajë në CSPAN thotë: “Jemi më të fortë kur qëndrojmë bashkë me aleatët, miqtë dhe partnerët tanë dhe vetëm NATO ka fuqinë dhe kapacitetet që brenda nëntë ditëve pas rezolutës së OKB-së për Libinë të hartojë planin dhe të fillojë sulmet”. Strategjia në këtë Samit të NATO-s në Chicago do të reflektojë tri dimensione të rëndësishme për të ardhmen e kësaj aleance: Afganistani dhe zhvillimi i forcave vendore të sigurisë dhe përmbyllja e misionit të NATO-s deri në fund të 2014-ës; zhvillimi i fuqisë dhe shkathtësisë mbrojtëse të NATO-s për të ardhmen – nga Cyber Terrorism e deri tek Mbrojtja Balistike; rritja e kontributeve nga anëtarët dhe zgjerimi i këtij kontributi me partnerët ku avancohet siguria raketore, përkrahja për secilin anëtarë dhe partner, si dhe rritja e sigurisë në internet – Cyber Security.
Në pikën e tretë Kosova mund të ndihmoi dhe kontribuoi tej mase më njerëz dhe më hapësirë strategjike të veprimit. Për këtë çështje janë të vetëdijshëm edhe Amerikanët dhe anëtarët e NATO-s.
Koncepti “NATO Partnership” është një shans i mrekullueshëm që Kosova të prezantojë mundësitë dhe shkathtësitë e veta në fushëveprimet ndërkombëtare, si në Afganistan, në Libi e ndoshta shpejt edhe në Siri.
Po, NATO është organizatë rajonale, ndërsa kërcënimi sot është global dhe me partnerë nga e gjithë bota demokratike. Këto kërcënime mund të përballën më lehtë dhe më drejtë. Ndihmesa aktuale e partnerëve të vendeve Arabe në Libi është një shembull konkret.
Kosova mund të jetë një partner i qëndrueshëm dhe afatgjatë i NATO-s, ku ndihmesa e vendit tonë do të ishte si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në aspektin logjistik. Pra, mund dhe duhet të jemi pjesë e NATO Partnership – Partneriteti me NATO-n, që është pjesë e Strategjisë për Partneritet të NATO-s – akorduar nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në Berlin në prill të vitit 2011. Ky takim i prillit ka nxjerrë një marrëveshje trepikëshe:
1. NATO ofron resurse dhe pajisje (tools) për të gjithë partnerët e NATO-s, përfshirë edhe trajnime në reformimin e sektorit të sigurisë.
2. “NATO Ease” – takimi i Aleatëve me Partnerë në mënyrë të lehtë. Konsultimet me Partnerët mund të jenë në çështje specifike dhe takimet mund të realizohen sipas nevojës dhe dëshirës me Partnerët.
3. Dokumenti i Lisbonës i jep fuqi dhe mundësi të bashkëpunimit të hershëm ndërmjet NATO-s dhe Partnerëve në çfarëdo misioni apo plani të nevojshëm.
Tash në Samitin e Çikagos më 20-21 maj NATO do të prezantojë vlerën e partnerëve globalë dhe mundësinë e tyre për të ndihmuar. Partner i fuqishëm është edhe Rusia, ku në Samitin e Çikagos do të takohet vetëm me pjesën e ISAF-it (International Security Assistance Force)
Republika e Kosovës si partner i mundshëm serioz i NATO-s, mund të ofrojë asistencë në personel në pesë nivele dhe dimensione. Por, mund të ofrojë edhe hapësirë territoriale për asistencë në transport, si dhe bazë strategjike e sistemit të radarëve mbrojtës balistik.
Vendi ynë, duke iu falënderuar së pari TMK-së dhe më pas edhe FSK-së ka avancuar në disa fusha që janë një përkrahje dhe mbështetje e fuqishme për NATO-n:
1. Kërkim-Shpëtim: FSK-ja është ndër më të trajnuarat në Ballkan në këtë fushë dhe ka kapacitet të mjaftueshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për misionet paqësore të NATO-s.
2. Deminim: Sektori i sigurisë në Kosovë që nga koha e UÇK-së e deri me tash në FSK ka avancuar tej mase. Ekipet e deminimit janë ndër më të mirët në botë, që mos të them më i miri.
3. Xhenio: Njësiti i inxhinierisë ka kapacitete bazë për të zhvilluar dhe trasuar rrugë, ura, kanalizime etj. në kuadër të misioneve të NATO-s.
4. Batalioni i Mjekësisë: Kosova është një ndër trupat e vogla ushtarake që ka Batalion të Mjekësisë. Në të gjitha misionet paqësore në botë, nevoja më e madhe është për shërbime bazë mjekësore.
5. Sigurim: Me pushkë në dorë; kur dihet qe ne jemi shenjëtarë të mirë dhe trupa të zhdërvjelltë në çdo situatë.
Samiti i Çikagos që do të hapet nga Presidenti Obama, kësaj radhë do të adresoj një çështje shumë me rëndësi që është DDPR (Deterrence and Defense Pasture Review) që prezanton dhe adreson nevojat e përziera (mikse) të NATO-s: nukleare, konvencionale, dhe mbrojtja e sistemit balistik. DDPR do t’i rrisë shkathtësitë, fuqitë dhe fleksibilitetin e NATO-s në të ardhmen.
Suksese!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje