LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Lihtenshtajni për thellimin e bashkëpunimit reciprok

Kosova dhe Lihtenshtajni për thellimin e bashkëpunimit reciprok

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka vazhduar turneun e tij diplomatik në Evropë me takimin bilateral që ai zhvilloi sot me ministren për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë të Principatës së Lihtenshtajnit, Aurelia Frick.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare, avancimi i agjendës evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi në mes krerëve të diplomacisë nga të dyja vendet.

Pacolli ka falënderuar Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.


Numri dy i Qeverisë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Shengen.

Pas vizitës në Lihtenshtajni, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën në Konfederatën zvicerane të premten, ku do të pritet nga shefi i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori