LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni kancer i shoqërisë kosovare

I
Korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, prostitucioni dhe droga janë këto dukuri që kanë marrë hov në zhvillimin e saj në shoqërinë kosovare, sidomos në dekadën e fundit të këtij shekulli. Kjo nuk nënkupton se këto dukuri nuk ishin të zhvilluara më herët dhe se gjithçka e keqe na paska filluar gjatë kësaj periudhe, por këto ishin të zhvilluara edhe më herët, sepse edhe vetë shoqëria njerëzore është një bashkësi, e cila për veç të vlerave të mira ka edhe anët saj negative.

Duke mos u futur thellë në analizën e gjenezën e tyre, por shikuar nga këndvështrim sociologjik mund të konkludohet se shoqëritë e robëruara, sidomos shoqëria kosovare, e cila me dekada ishte nën sundim të huaj, dhe se robëruesit e saj kanë investuar shumë që kjo shoqëri të devijojë nga vlerat e shëndosha kombëtare e njerëzore dhe të futet në një sokak pa rrugëdalje.

Robëruesit e saj kishin imponuar një gjendje të tillë në këtë vend, që të gjitha segmentet e jetës të ishin të korruptuara, kuptohet këtyre dukurive i kanë ndihmuar edhe ato shtresa të shoqërisë, të cilat si për shkak të vetëdijes së ultë, të interesit të tyre, por edhe për shkak të politikës që u kishte imponuar pushtuesi të merren me këto fenomene.


Duhet theksuar se, gjatë pushtimit serb në Kosovë shumica e punëve shtetërore kryheshin në formë korruptive. Të gjitha segmentet e saj ishin të korruptuar, duke filluar nga administrata e thjeshtë e deri në organet më të larta të shtetit. Nëpër këto organe për të kryer një punë duhej korruptuar ndonjë zyrtar të këtij shteti në mënyrë që të marrësh ndonjë dokument, apo të kryesh ndonjë punë tjetër. Duhej dhënë ryshfet në para, ose ndonjë gjësend tjetër. Kjo ishte modë e këtij shteti.

Përmasat e këtij korrupsioni kishte arritur sidomos në organet e rendit, me ç’rast kah sillesh duhet të korruptosh ndonjë polic serb, ndryshe, ose do të keqtrajtohesh,ose do të dënohesh rëndë.

Por, për veç korrupsionit edhe nepotizmi, krimi, prostitucioni dhe droga ishin përhapur mjaft. Këto dukuri, gjatë kësaj periudhe ishin shndërruar në sistem vlerash, bile ky sistem mbrohej edhe nga ligji, të cilin e kishte imponuar pushtuesi.

Shteti okupues serb ishte investuesi më i madh në zhvillimin e këtyre dukurive negative të shoqërisë, sepse ishte në interesin e këtij shteti, që kjo shoqëri të devijojë plotësisht nga vlerat mirëfillta kombëtare e njerëzore. Përkundër, investimit të madh në këto dukuri, pushtuesi nuk ia kishte arritur qëllimin e duhur, të shfrenojë një shoqëri të tërë, sepse këtë shoqëri e mbante urrejtja ndaj pushtuesit dhe lufta kundër tij.

II
Por, pas periudhës së vitit 1999 të gjithë dhe pas çlirimit të vendit kishim menduar se kjo shoqëri njëherë e përgjithmonë do të dal nga kriza e përgjithshme dhe do të rimëkëmbej shpejt në të gjitha sferat.

Nuk ka dyshim, se kjo shoqëri ka pësuar transformime të mëdha, por edhe ka rritje të dukshme të dukurive të lartcekura. Një shtytës i mirë i këtyre dukurive ishin disa pjesëtarë të misioneve të huaja ndërkombëtare, disa organizatat e ndryshme joqeveritare, të cilat në vend që të ndihmonin këtë shoqëri, kishin keqpërdorur misionin e tyre duke përhapur korrupsionin, prostitucionin dhe drogën.

UNMIK-u, një organizatë heterogjene botërore nuk kishte ndonjë politikë të qartë se si duhet ndalur këto fenomene retrograde, por përkundrazi ato u zhvilluan edhe më shumë. Faktor tjetër ishte kriza ekonomike e kësaj shoqërie, sepse pushtuesi kishte krijuar dëme të mëdha materiale në këtë vend dhe kështu kishte ndihmuar më shumë që një shtresë e saj të merret me punë të pista, se sa me ndonjë punë të ndershme.

Sondazhet e shumta që janë zhvilluar nga organizatat civile, si vendore, por edhe ndërkombëtare tregojnë për rezultate shqetësuese të rritjes së këtyre dukurive nëpër të gjitha poret e jetës së kësaj shoqërie.

Arsimi dhe shëndetësia janë dy segmente shumë të atakuar nga korrupsioni. Në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë hapur shumë fakultete private, të cilat kanë kritere të ulëta të dijes dhe nuk kontrollohen nga askush. Mund të merren diploma me para pa u përgjigjur ndaj askujt. Gjithashtu, edhe Universiteti shtetëror i Kosovës është shndërruar në bastion të korrupsionit.

Lajmet të ndryshme vijnë nga fakultetet e tij për keqpërdorime dhe keqpërdorime të ndryshme financiare. Shumë profesorë që punojnë në këtë universitet, punojnë edhe privat. Qëllimi i tyre është vetëm profiti dhe asgjë më shumë. Ata nuk arrijnë t’i mbajnë dot ligjëratat me studentë për shkak të angazhimeve të tyre të mëdha. Dija më nuk është kriter për vlerësim, por antivlerat kanë marrë zhvillim.

Aspak, ma mirë nuk qëndron puna në shëndetësinë e këtij vendi. Shëndetësia kosovare është e sëmurë. Raportet e ndryshme nëpër media tregojnë një gjendje alarmante që kanë spitalet e Kosovës, edhe pse Kosova ka kuadro mjaft të aftë në këtë dhe që kanë dinjitet kombëtar, por tani për tani edhe këtu ka krizë.

Kjo shoqëri ende nuk është përgatitur që kjo sferë shumë e rëndësishme për popullin e saj të rimëkëmbet njëherë e përgjithmonë dhe të ecë mbarë.

III
Përsëri, sondazhet fundit të OJQ-së “Gallup International” tregojnë se kosovarët janë populli më optimist në Evropë. Kjo vetëdije e një optimizmi të tepruar tregon shkallën e ultë të vetëdijes së një shoqërie në krahasim me krizën që ka ajo. Për shembull, papunësia është mbi 60 për qind, varfëria rreth 40 për qind, ndërsa varfëria e skajshme rreth 15 për qind e tyre.

Nga këto shifra lehtë mund të konkludohet se në një shoqëri të varfër, krejt normal është që dukuritë negative, si korrupsioni, nepotizmi, krimi, droga dhe prostitucioni do të jenë në agjendën e saj të përhershme. Kur, këtyre i shtohen edhe faktorët tjerë, siç thamë më lartë, disa pjesëtarë të misioneve të ndryshme ndërkombëtare, të disa shoqatave të huaja, pasojat e së kaluarës, atëherë del qartë se problemet janë të rënda dhe duhet kushtuar një kujdes i veçantë në rehabilitimin e saj.

Për dhjetë vite pushtetet vendore, edhe përkundër deklarimeve të tyre se do të luftojnë këto dukuri, deri më tani nuk kanë pasur sukses dhe asnjë qeveri nuk ka arritur që së paku të frenojë për një përqindje këto fenomene të dëmshme shoqërore.

Këto qeveri, jo që nuk kishin plan, por as nuk kanë vizion se si duhet luftuar dhe frenuar këto dukuri negative që dita e ditës po e shkatërrojnë këtë shoqëri, mu ashtu sikur kanceri që e shkatërron një organizmin e njeriut. Një shoqëri e tillë nuk do të mund të inkuadrohet në shoqëritë e zhvilluara, të mos flasim në projektin e BE-së, ku për kriter për inkoorporim kanë punën dhe zhvillimin.

Nëse ishim në të kaluarën gjenerata më sfiduese, po ashtu do ta kemi obligim kombëtar e njerëzor që të sfidohemi edhe në luftën e këtyre dukurive të shëmtuara shoqërore. Në radhë të parë u takon organeve të shtetit, e më pastaj qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarin e zakonshëm të këtij vendi.

Nëse vëren se ndonjë person, apo organ i shtetit po keqpërdor detyrën e vet, ose është i përfshirë në këto dukurive negative nuk duhet hezituar, duhet lajmëruar në organet kompetente, por edhe për mes mediumeve të ndryshme që tani në Kosovë janë të shumta të sensibilizohen këto dukuri, në mënyrë që të ndalen hovi i zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm.

Mosveprimi në këtë drejtim do të ketë pasoja të mëdha për ardhmërinë e kësaj shoqërie, për këtë arsye të gjithë duhet të rreshtohemi në luftë kundër këtyre dukurive retrograde të shoqërisë.

(Autori është gazetar dhe sociolog)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori