Pacenueshmëria e kufijve ka qenë një gur themeli në arkitekturën e Evropës së pasluftës, por disa besojnë se BE dhe SHBA po përgatiten ta flakin tej rregulloren për Kosovën.
Marcus Tanner
Për legjionin e aktivistëve të të drejtave, ish-diplomatët, akademikët dhe të tjerëve që kundërshtojnë ashpër ndarjen etnike si një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, heshtja e Bashkimit Evropian dhe e Uashingtonit për këtë temë është ogurzezë.
Ndarjet etnike të bazuara në plebishite të mbikëqyrura ishin një mënyrë normative për zgjidhjen e konflikteve kufitare pas Luftës së Parë Botërore.
Në atë botë shumë të ndryshme, krijimi i shteteve etnikisht të pastra shihej asokohe si zgjidhje. Perandoritë e vjetra dhe të mundura poliglote, Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane, ishin të diskretituara dhe karakteri i tyre shumë-etnik shihej si shkaku kryesor i rënies së tyre.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Evropa, Amerika dhe ish-Bashkimi Sovjetik pësuan një ndryshim radikal të mendjes. Ndarjet me bazë etnike u konsideruan si thellësisht të papëlqyeshme, si një rrezik për marrëveshjet e pasluftës, nxitje për revizionizmin-dhe parimisht të gabuara.
Shtetet etnikisht “të pastra” lidheshin tanimë me projektin nazist, ndërkohë që multikulturalizmi po promovohej si pasuri, jo si pengesë. Në vitet 1990, duke ndjekur shembullin e vendosur nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që kufijtë e të gjitha shteteve që dalin nga ish-Jugosllavia duhet të ndjekin kufijtë e brendshëm të ish-republikave-ose të krahinës në rastin e Kosovës.
Nuk ishte i lejuar asnjë devijim apo “korrektim”. Serbisë nuk iu lejua asnjë pretendim etnik për Krajinën në Kroacisë apo në veriperëndim të Bosnjës. Njësoj, edhe Kroacia nuk mund të kishte pretendime për Herzegovinën në Perëndim, as Bosnja për Sanxhakun- e kështu me radhë.
Megjithatë, burime të informuara thonë se opinioni në Bruksel dhe Uashington në këtë parim dikur të paprekshëm mund të ndryshojë. Kjo shpjegon arsyen se pse nuk ka pasur dënime të bisedimeve në rritje mes Serbisë dhe Kosovës për ndarjen.
Një artikull i britanikes “The Guardian” këtë javë shkroi se burimet e saj thonë se “humori ndërkombëtar ndaj një ndarjeje të mundshme të Kosovës po ndryshonte, pavarësisht kundërshtimit të kancelares gjermane, Angela Merkel”. Gazeta shtoi gjithashtu se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq takoi dhëndrin dhe këshilltarin e Donald Trump, Jared Kushner në korrik, ata “diskutuan mbi ndarjen”.
Ajo citon gjithashtu një burim nga qeveria serbe, ndërsa thotë: “pozicioni amerikan është duke ndryshuar nga totalisht kundër ndarjes në gatishmërinë për ta diskutuar si opsion. Franca është gjithashtu mjaft pozitive për të. Gjermania nuk është”.
Korrespondenti i “The Economist” për Ballkanin, Tim Judah, një bashkëpunëtor i hershëm i BIRN-it, tha se pas vizitave në Serbi dhe Kosovë, ai kishte vënë re një ndryshim të theksit të ndarjes nga Brukseli dhe Uashingtoni.
“Përpara ishte një tabu dhe ata madje nuk donin që dikush të fliste për të. Por tani po thonë OK, ju diskutojeni dhe më pas e shohim”.
MJET I DISKRETITUAR PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE
“Ndarja” u shfaq fillimisht në gjuhën e diplomacisë në fund të shekullit të 18, kur Rusia, Prusia dhe Austria e aplikuan atë brutalisht në Poloni, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme copat e mbretërisë së vjetër derisa nuk mbeti më asgjë. Por kulmi i vërtetë i ndarjeve ndoqi fundin e Luftës së Parë Botërore, kur nacionalizmi etnik gëzoi besueshmëri intelektuale dhe krijimi i shteteve etnikisht “të pastra” u trumbetua si çelësi i krijimit të një Evrope më të qëndrueshme.
Ndarjet dhe plebishitet u aplikuar në zona të shumta. Irlanda u nda në vitin 1922, padyshim më shumë në linjat fetare sesa etnike, me gjashtë nga 32 vendet që mbetën në Britani. Schleswig-Holstein u nda në 1920 pas një referendumi, ndërkohë që në veri Schleswig u kthye [pas] në Danimarkë. Silesia e Sipërme u nda në vitet 1921-1922 mes Polonisë dhe Gjermanisë, gjithashtu me plebishit. Njësoj u nda dhe Burgenlandi mes Austrisë dhe Hungarisë, në ndjekje të një referendumi të mbajtur në Sopron/Odenburg në dhjetor 1921, ku qyteti i shkoi Hungarisë dhe pjesa tjetër Austrisë.
Carinthia shkoi gjithashtu për ndarje, për qëllim të së cilës aleatët fitimtarë e ndanë atë në dy zona; zonën A dhe B. Referendumet e mbikëqyrura arritën në përfundimin që të dy zonat t’i bashkoheshin Austrisë-nga zemërimi ndaj mbretërisë së re të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ndonëse ndarjet me bazë etnike e humbën pëlqyeshmërinë, u aplikuan në Istria, duke bërë që qyteti i Triestes të qëndronte në Itali, ndërsa pjesa tjetër e Istrias shkoi nën Jugosllavinë. Një tjetër anomali kurioze ishte referendumi i mbajtur në Tende/Tenda dhe La Brigue/Briga, çka solli që të dy fshatrat të kalonin nga Italia në Francë në vitin 1947.
Në Evropën Lindore, Bashkimi Sovjetik urdhëroi Rumaninë të heqë dorë nga rajoni i Dobruxhës në Bullgari mbi baza etnike, ndërkohë që vetë Bashkimi Sovjetik i rregulloi kufijtë e vet në mënyrë drastike me Poloninë dhe më pak me Rumaninë, sërish duke përmendur kriterin etnik.
Por, klima intelektuale dhe diplomatike po ndryshonte me shpejtësi. Idea e dikurshme “e kufijve etnikë”, me ngjyrim të dukshëm nazist shihej tanimë si një qëllim prapanik. Për më tepër, aleatët ishin të vendosur të zhduknin atë që ata e shihnin si inkurajim për revizionizmin.
Kufijtë konsiderohen tanimë si të përhershëm, pavarësisht ndjenjave të pakicave, një parim që pati pasoja të mëdha në Ballkan. Në mënyrë të modifikuar, kjo nënkuptonte që kur shtetet shpërbëheshin në mënyrë të pakthyeshme, siç bëri Jugosllavia, bota do të këmbëngulte që kufinjtë e vjetër të brendshëm do të ktheheshin në kufinjtë e rinj të jashtëm.
Ky parim avantazhoi disa komunitete më shumë se të tjerët. Pothuajse të gjithë maqedonasit dhe slovenët u lanë brenda kufinjve të republikave të tyre respektive. Por lanë gjithashtu gjysmë million kroatë jashtë Kroacisë, kryesisht në Bosnje dhe një numër edhe më të madh serbësh jashtë Serbisë-shumica dërrmuese e të cilëve sërish në Bosnje.
Si rezultat, nacionalistët maqedonas, sllovakë dhe boshnjakë janë shumë konservativë në çështjen e kufirit; pak kanë aspirata serioze në drejtim të veriut të Greqisë, Carinthias dhe Sanxhakut-ndërkohë që serbët dhe në një masë më të ulët, kroatët- priren natyrshëm drejt revizionizmit.
Deri tani, ëndrra të tilla kanë mbetur thjesht ëndrra. Por nëse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do hidhnin tutje rregulloren dhe do të lejonin një “korrektim” kufinjsh në baza etnike mes Serbisë dhe Kosovës, “precedenti i tmerrshëm” do të ishte, natyrisht i vendosur.
Në fund të fundit, nëse disa dhjetra mijë serbë dhe shqiptarë në të dyja anët e kufirit aktual mund t’i ndryshojnë kufijtë e tyre, çfarë do t’i ndalonte rreth 1 milion serbët në Bosnje?
ÇËSHTJA E VOGËL GJENERON MOSMARRËVESHJE TË MËDHA
Popullatat në fjalë në kontekstin Kosovë-Serbi janë çuditërisht të vogla për një mosmarrëveshje të tillë të madhe. Në Kosovë, pavarësisht fjalimeve dorëlëshuara për “Veriun Serb të Kosovës”, në realitet çështja prek tre komuna; Leposaviç [popullsia 18 600 në 2015], Zveçan [popullsia 16 650] dhe Zubin Potok [15 200] dhe gjysma e Mitrovicës. Zgjidhja e vetme domethënëse urbane është qyteti i drejtuar përgjysmë nga serbët i Mitrovicës, shtëpi për rreth 30 mijë njerëz.
Në të shumtën e vet, e gjithë zona banohet nga 80 mijë njerëz.
Në anën tjetër të kufirit, pothuajse e gjithë Presheva shqiptare banohet nga 35 mijë njerëz. Më shumë se gjysma e qytetit dhe e komunës së Bujanovcit janë gjithashtu shqiptarë, siç janë një përqindje më e vogël në Medvegjë.
A MUNDET SERBIA DHE KOSOVA TË ARRIJNË NJË MARRËVESHJE?
Edhe nëse marrin lejen ngurruese të Evropës për të thyer një parim kyç të marrëdhënieve ndërkombëtare të pasluftës, është e vështirë të shohësh arritjen e një marrëveshjeje nga të dy palët në konflikt.
Më e rëndësishmja, të dy vendet nuk janë të barabarta në forcën e negociatave.
Ky është një dallim i madh mes të tashmes dhe plebishiteve të 1920-1922, kur të dy palët ishin të barabarta në fuqi-si Austria dhe Hungaria-ose kur në përballjen mes Gjermanisë dhe Danimarkës, Gjermania ishte një fuqi e humbur dhe jo në pozitën për të ushtruar presion.
Në kontekstin Kosovë-Serbi, në anën tjetër, Kosova është kërkuesja- kërkon njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.
Serbia e pavarur që prej Kongresit të Berlinit në 1878 nuk ka probleme të tilla mbi vendin e saj diplomatik në botë. Kosova ka nevojë për një marrëveshje, pra, më shumë se Serbia.
Karta e vetme e vërtetë e Kosovës-dhe nuk është një AS-është se mosmarrëveshja ngadalëson progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Por Serbia mund të jetojë me këtë.
Nëse lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po shkon për ndarje, ai pothuajse me siguri do të kërkojë korrektime në favorin e Serbisë: Serbia të marrë komunat veriore që Kosova nuk i kontrollon- në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Është e vështirë të imagjinosh Vuçiq, ose çdo lider tjetër të Serbisë, t’i ofrojë Kosovës një territor që e ka nën kontroll, vetëm për hir të “drejtësisë”.
Një tjetër faktor i ndërlikuar është e ardhmja e serbëve që mbeten në Kosovë. Shpresa e tyre e vetme qëndron në formimin e vonë të një shoqate të komunave autonome të Serbisë në Kosovë. Por Kosova ka rezistuar mbi këtë çështje për vite me radhë, duke dashur ta mbajë këtë kartë rezervë dhe duke mos e lëshuar atë përpara një marrëveshjeje përfundimtare.
Megjithatë, nëse Kosova e vogël do të detyrohet të japë pjesë të rëndësishme nga toka e saj, shanset e krijimit të një shoqate të komunave autonome serbe në territorin e mbetur të saj janë gjithashtu minimale.
Shkurtimisht, komunitetet e vogla rurale serbe në jug do të merrnin fund, ndaj zëdhënësit e serbëve në Jug, të tillë si Sava Janjiç janë kaq të ashpër kundër ndarjes.
Në të gjitha gjasat, pavarësisht se ç’lejojnë në parim Evropa dhe Amerika, planet e ndryshme të “korrigjimit të kufijve” në mendjet e Vuçiq dhe Thaçit do të vazhdojnë të mbeten shumë larg për ta bërë të mundur një marrëveshje. /BIRN/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
E vetme në oborrin e Big Brother, Diana Tahiri shpërthen në lot
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit