LAJMI I FUNDIT:

Koreanët po bëjnë përparim: Bateria e tyre e re mund të fiket vetë nëse merr flakë

Koreanët po bëjnë përparim: Bateria e tyre e re mund të fiket vetë nëse merr flakë

Shkencëtarët nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë, Daegu Gyeongbuk (DGIST) në Korenë e Jugut kanë zhvilluar një elektrolit të ngurtë polimerik me tre shtresa për bateritë litium-jon, i cili mund të shuhet vetë në rast zjarri dhe është rezistent ndaj shpërthimit. Kjo bateri gjithashtu ka një jetëgjatësi më të madhe se bateritë tradicionale litium-jon, sipas një njoftimi për shtyp.

Bateritë aktuale Li-ion përdorin elektrolite të lëngshme me materiale organike, që përbëjnë rrezik për zjarr. Ndarësit e përdorur për të ndarë elektrodët janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj dëmtimeve dhe mund të çojnë në shkurtimet elektrike, duke shkaktuar shpërthime.

Një nga shtresat përmban dekabromodifenil etan (DBDPE), që parandalon zjarrin dhe e shuan atë nëse ndodh. Ndërkohë, një përqendrim i lartë i kripës litium bis imid (LiTFSI) lejon lëvizje më të shpejtë të joneve të litiumit. Kjo ndihmon në përmirësimin e shpejtësisë së transferimit të energjisë dhe parandalon formimin e dendriteve në elektrolit.


Në testet laboratorike, bateria ruajti 87.9 për qind të performancës edhe pas 1000 ciklesh të karikimit dhe shkarkimit. Për krahasim, një bateri tipike Li-ion me elektrolit të lëngshëm ruan vetëm 70-80 për qind të performancës në këtë fazë.

Ky kërkim pritet të kontribuojë ndjeshëm në komercializimin e baterive metalike të litiumit që përdorin elektrolite të ngurta polimerike, duke siguruar njëkohësisht stabilitet dhe efikasitet të përmirësuar për pajisjet e ruajtjes së energjisë, tha Instituti në një njoftim.

Ashtu si bateritë tradicionale Li-ion, edhe kjo bateri me tre shtresa polimerike mund të përdoret në fusha të ndryshme, nga telefonat inteligjentë dhe industria e automobilave deri te zgjidhjet e mëdha për ruajtjen e energjisë. Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën Small. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një motoçikletë elektrike përshkoi një distancë rekord me një karikim të vetëm të baterisë

Një motoçikletë elektrike përshkoi një distancë rekord me një karikim të vetëm të baterisë

EVs
A ka vetura juaj një buton ECO? Çfarë është ai dhe kur duhet ta përdorni

A ka vetura juaj një buton ECO? Çfarë është ai dhe kur duhet ta përdorni

Auto
Volvo Cars mund t'i duhet deri në dy vjet për të zgjeruar prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat, thotë CEO i kompanisë

Volvo Cars mund t'i duhet deri në dy vjet për të zgjeruar prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat, thotë CEO i kompanisë

Auto
Tesla sapo ka prezantuar një Cybertruck shumë më të lirë

Tesla sapo ka prezantuar një Cybertruck shumë më të lirë

Auto
Një

Një "goditje dërrmuese" - GM do të shkurtojë prodhimin e furgonëve elektrikë në Ontario, qindra vende pune të humbura

Auto
Tesla shkatërrohet me çekiç në Londër

Tesla shkatërrohet me çekiç në Londër

Auto
Kalo në kategori