LAJMI I FUNDIT:

Korçë: Gjendet i vdekur 23 vjeçari, dyshohet vetëvrasje

Korçë: Gjendet i vdekur 23 vjeçari, dyshohet vetëvrasje

Një 23 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Damjan të Korçës. Viktima është Arjet Feridon Notoli. Ai është gjetur në mesnatë në pyllin e fshatit, nga banorët e zonës.

Fillimisht u dyshua për një vrasje, duke qenë se 23-vjeçari kishte plagë plumbi në trup, citon Noa burime zyrtare nga policia lokale.

Por sipas policisë, “nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi është vetëvrarë me një plumb në gjoks, me pushkë tip karabine, model 54, kaliber 7.62 mm”.

Ndërkohë që po vazhdojnë hetimet e policisë së Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/