LAJMI I FUNDIT:

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

Në një intervistë ekskluzive për “360 gradë”, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Maqedoni. Ai thekson se presioni politik, kontroversat rreth zgjedhjeve të prokurorëve publik, emërimeve në gjyqësor dhe ndryshimeve në legjislacionin penal janë disa nga shqetësimet e theksuara nga ambasadori. Kop poashtu thekson se Maqedonia e Veriut po luaj me zjarrin dhe se dera e BE-së mund të mbyllet në një moment, përcjell Telergfai.

Në intervistën e tij, ambasadori Kop reflekton mbi historinë e vendeve të tjera të ish-BRSS, duke e krahasuar me situatën në Maqedoni. Ai shprehet për tensionet politike, përpjekjet për kufizim të lirisë së mediave dhe problemet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Për më tepër, ai nxit qytetarët të shqyrtojnë se si shpenzohen paratë publike dhe të kërkojnë llogari nga autoritetet lokale.

Ambasadori Kop thekson se deklaratat e tij nuk kanë për qëllim të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, por janë pjesë e detyrës së tij për të monitoruar shpenzimet dhe progresin në Maqedoni. Ai shprehet se mbështetja për zgjerimin në Holandë është në rënie, dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE mund të jetë në rrezik nëse kushtet nuk plotësohen.


Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë, i shqyrtuar nga Kabineti Holandez, thekson shqetësimet për ndikimin politik në Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit në nivel të lartë. Ambasadori përfundon intervistën duke theksuar se Maqedonia duhet të tregojë vullnet politik për të kapërcyer sfidat dhe për të bërë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori