Për dallim nga gjyqtarët të cilët ditëve të fundit sikur janë bërë temë e pashmangshme në futbollin kosovar, shumë pak është duke u diskutuar për kontrollorët dhe rolin e tyre në ndeshjet e futbollit. Në fakt, kur është në pyetje detyra e kontrollorit, atëherë çdo gjë lidhet me notën me të cilën ai e vlerëson gjyqtarin.
Kemi pasur shumë raste kur kontrollorët nuk kanë qenë në nivel të duhur dhe vlerësimi nuk ka qenë adekuat me ngjarjen dhe ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve. Në rastet kur gjyqtari nuk e ka kryer punën si duhet dhe për këtë nuk është ndëshkuar me notë, atëherë kontrollori ka marr dënimin e merituar, por jo gjithnjë.
Fatkeqësisht nuk mund të themi se dënimet kanë ndikuar shumë pozitivisht tek kontrollorët, të cilët shpesh sillen si kapadainjtë e futbollit dhe sikur çdo gjë sillet rreth tyre. Edhe në dy javët e para të edicionit të ri, disa kontrollorë nuk ishin në nivelin e duhur. Ndryshe nuk mund të kuptohet fakti se një gjyqtar jep penallti të paqenë dhe ndikon drejtpërdrejtë në epilogun e ndeshjes re, por nga kontrollori vlerësohet me notë mjaft të lartë, 3. 5 apo 3.0.
“Sikur për gjyqtarët ashtu edhe për kontrollorët përgjegjës është Komisioni i Gjyqtarëve, i cili e ka të drejtën e rritjes apo uljes së notës për gjyqtar, por edhe marrjen e masave ndaj kontrollorit të pandërgjegjshëm. Më parë ka ndodhur që Komiteti Ekzekutiv të ndërhyje dhe kjo mundësi nuk përjashtohet as tash. Në të vërtetë, ne e kemi në KE personin përgjegjës, i cili i raporton KE për ngjarjet që kanë të bëjnë me gjyqtarë dhe kontrollorë”, tha sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, sipas të cilit “janë zhvilluar vetëm dy javë dhe nuk kemi pas ndërhyrje nga Komiteti Ekzekutiv. Mirëpo ju siguroj se edhe kontrollorët do të përcillen dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk e kanë kryer punë si duhet”.
Salihu mendon se gjatë këtyre ditëve është bërë bujë e madhe rreth gjyqtarëve pasi siç thotë “edhe në kampionate të ndryshme të Evropës ka shumë gabime për të cilat nuk flitet shumë, kurse tek ne shtypi nuk ka të ndalur pas 2-3 penalltive të dyshimta”.Edhe pse Salihu thotë se është shmangur konflikt interesi kur është fjala për gjyqtarë dhe kontrollorë, kemi raste të shpeshta kur kontrollorët janë prindër të gjyqtarëve.
Në fakt, ata nuk delegohen si kontrollor në ndeshjet kur fëmijët e tyre ndajnë drejtësinë, por dyshimet janë të mëdha se këtë kontrollorë shpesh e dëmtojnë me notë të dobët pikërisht gjyqtarin, i cili është në konkurrencë me djalin e tij.
Vet mënyrë e përzgjedhjes së kontrollorëve nuk është korrekte ndonëse ata propozohen nga Komisioni i Gjyqtarëve, por që në fund vendos Komiteti Ekzekutiv i FFK-së i cili e jep emëroren përfundimtare, e ku një numër i konsiderueshëm i kontrollorëve futet jo në bazë të cilësisë, por në bazë të raporteve që i ka me drejtuesit e FFK-së.
Nuk janë të rralla as rastet kur gjyqtarët së bashku me kontrollorin shkojnë në ndeshje dhe këtu nuk ka se si të mos ndikohen, ndonëse gjyqtari nuk duhet ta dije fare se cili është kontrollori i cili do ta vlerësojë atë. Përkundër tentimeve, nuk arritëm të marrim prononcimin e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, i cili së bashku me anëtarin e këtij komisioni Ismet Shurdhani nuk janë kthyer ende nga vizita në Shqipëri. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër