Kontradiktorët
Tre vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Qeveria e Kosovës mori vendim për marrjen nën kontroll të pjesës veriore të Mitrovicës. Ky vendim i Qeverisë, nxori në pah kontradikta të mëdha në skenën politike vendore, por më shumë në atë ndërkombëtare. Një pjesë e diplomatëve ndërkombëtarë, këtë vendim e shikuan në aspektin pozitiv, por kishte edhe nga ata të cilët e shikuan në aspektin negativ. Shtetet që kanë njohur Kosovën nuk kanë hezituar hapur të përkrahin veprimin e fundit të Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Madje, kishte nga ata të cilët u shprehen troç se një veprim i tillë është dashur të merret edhe më herët pasi që nuk ka pasur rrugë tjetër. Fajësuan Beogradin për djegien e dy pikave doganore të Mitrovicës dhe vrasjen e policit të Kosovës.
Por, mendime të njëjta nuk kanë pasur ato shtete të cilat këmbëngulin që edhe pas tre vitesh të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës. Këto shtete edhe pse janë pjesë e shtëpisë së Bashkimit Evropian, shkuan aq larg sa që tentuan të fajësojnë Prishtinën për nxitje të urrejtjes dhe fillim të një lufte të re.
Një mision politik me shumë kontradikta. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe as të papritura. Historikisht Kosova njihet si një vend që për një shekull ka mbetur nën Serbi, pikërisht për shkak destruktivitetit të treguar të politikës së shteteve të Evropës. Këto vlerësime kontradiktore të shteteve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të jenë shumë brengosëse për Kosovën. Brengosëse janë deklarimet kritike të disa diplomatëve të shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së vendimit për ndërhyrjen e policisë dhe marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të Mitrovicës, për herë të parë publikisht pranoi se institucionet ndërkombëtare kanë keqpërdorur durimin e Prishtinës. Të gjithë kanë qenë në dijeni se durimi i Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, është duke u keqpërdorur jo vetëm në raport me çështjen e veriut të Mitrovicës, por edhe në shumë çështje të tjera me të cilat lidhet drejtpërsëdrejti fati i ardhshëm i Kosovës.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, përveç që i ofroi mbështetje Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të vendit,ai bërë thirrje edhe për vazhdimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-të janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kjo çështje tashmë e njohur dhe as që do të diskutohet apo të jetë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Countryman, Ai kërkoi që menjëherë të vazhdojnë bisedimet duke theksuar se Prishtina dhe Beogradi nuk duhet të vënë parakushte për vazhdimin e bisedimeve, por duhet t’u kthehen atyre.
Thirrja e Countryman dhe diplomatëve të tjerë ndërkombëtarë për vazhdimin e bisedimeve, është shumë kontradiktore me zhvillimet dhe realitetin në Kosovë. Ndërhyrja e udhëheqësit të bisedimeve të Serbisë, Borko Stefanovic, në djegien e dy pikave kufitare dhe bllokimin e rrugëve, ka humbur kredibilitetin e vazhdimit të bisedimeve. Stefanovic nuk duhet shikuar si ndërhyrës individual në djegien e pikës kufitare. Fakti se ai është pjesë dhe udhëheqës i negociatave të Serbisë, tregon mjaft qartë se ai nuk përfaqëson vetëm veten, por Qeverinë dhe shtetin e Serbisë.
Implikimet e fundit të Serbisë në djegien e pikave kufitare, janë dëshmitë më të mira për faktorin politik ndërkombëtar se Qeveria e Serbisë nuk ka qenë e as nuk është kredibile për të negociuar për të ardhmen më të mirë fqinjësore të dy shteteve. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me humbjen e kredibilitetit të individit(Borko Stefanovic), por me tërë kredibilitetin e politikës së Beogradit. Ndërkombëtarët, pas implikimit drejtpërdrejtë të Qeverisë së Serbisë në kriminalizimin dhe djegien e pikave kufitare në Mitrovicë, do të duhej që të sqaronin edhe një herë kredibilitetin dhe seriozitetin e Serbisë për vazhdimin e bisedimeve.
Ashtu-kështu arritja e tri marrëveshjeve në Bruksel, për shkak të destruktivitetit të politikës së Serbisë, vështirë së do të duket në horizont. Por, pavarësisht këtyre thirrjeve, shteti i Kosovës duhet të ecë drejtë rrugës së vet evropiane. Në këtë rrugë nuk duhet t’i shkojë dhe të merret me kontradiktat e politikës së disa ndërkombëtarëve. Kontradiktorët nuk sjellin përfitime. Ata, përkundrazi vetëm sa i dëmtojnë proceset demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës