Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Certifikimi nga KQZ-ja do të bëhet pas shqyrtimit të 65 ankesave të partive nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili për një gjë të tillë do të dalë me vendim gjatë ditës së sotme.
Me këtë rast, sipas ekspertëve të çështjeve kushtetuese, presidenti i vendit Hashim Thaçi është i obliguar që brenda 30 ditëve ta caktojë mbledhjen konstituive.
E në rast se Thaçi nuk e bën një gjë të tillë Kuvendi gëzon të drejtën absolute që ta thërrasë vetë mbledhjen për seancën e parë konstituive.
Sipas tyre, kjo seancë duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i legjislaturës së re, që sipas rezultateve të KQZ-së, figuron të jetë Adem Mikullovci nga “Vetëvendosja”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve, koalicionit PDK-AAK-Nisma, koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe lëvizjes “Vetëvendosje”, janë shprehur optimistë se nuk do të ketë vonesa sa i përket konstituimit të Kuvendit.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të dalë me vendim përfundimtar për ankesat e parashtruara nga partitë politike në Kosovë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin” Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet publike deri në orën 14:00 më së largu.
“PZAP-i do të vendosë lidhur me ankesat e parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë brenda afatit ligjor, respektivisht deri nesër në orën 14:00”, ka deklaruar Desku gjatë ditës së djeshme. Desku më tej ka njoftuar se PZAP-i ka pranuar gjithsej 65 ankesa nga subjektet politike. “Numri i ankesave të parashtruara në PZAP-i nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka potencuar ai. E pas dorëzimit të vendimit të PZAP-it në KQZ pritet të bëhet edhe certifikimi i rezultateve nga kjo e fundit. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Biblioteka Kombëtare zë vendin e parë si ndërtesa më e shëmtuar në botë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën