LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Vetëvendosje nuk merr pjesë në takime tjera konsultative

Konjufca: Vetëvendosje nuk merr pjesë në takime tjera konsultative

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka quajtur qesharake kërkesën e PAN-it që kryetari i Kuvendit dhe kryeministri të votohen në pako.

Konjufca tha se partia e tij nuk do të merr pjesë në një takim tjetër konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës, ashtu siç ka kërkuar koalicioni PAN.

Shefi i GP të Vetëvendosjes tha se nuk pranojnë asnjë kusht që ka vendosur PAN-i.


“Ata janë marr vesh që Veseli të zgjidhet kryetar i Kuvendit, e si rrjedhojë Haradinaj kryeministër. Nëse Veseli nuk zgjidhet kryetar atëherë do të kemi prishje të llogarive që kanë bërë”, ka thënë ai.