LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Shteti dje ka kolapsuar

Konjufca: Shteti dje ka kolapsuar

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq është parë një kolaps i të gjitha segmenteve të shtetit.

Konjufca tha se dje janë shkelur të drejtat e njeriut si dhe konventat evropiane.

“Kjo është e pa precedentë me ndodh në një shtet evropian, këtu kemi pa kolaps të krejt segmenteve shtetërore. Sepse te tri figurat dolën dhe thanë se nuk janë në dijeni”, tha Konjufca.


“Çdo shtet evropian ku do të ndodhte diçka e tillë, më së paku është largimi i Qeverisë”, deklaroi tutje Konjufca.

Deputeti i VV-së ka folur edhe për atë që i pret të arrestuarit me kthimin e tyre në Turqi, ku ata sipas Konjufcës do të persekutohen vetëm për shkak të bindjeve të tyre dhe për asnjë arsye tjetër.

“Kryeministri del dhe thotë se s’ka ditur asgjë, kryeparlamentari e dënon aktin, kurse të gjithë duan që të amnistohen”, tha Konjufca, duke përmendur edhe zërat që po drejtojnë gishtin nga presidenti Hashim Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori