LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Raporti i BE-së, alarm për të gjithë ne

Konjufca: Raporti i BE-së, alarm për të gjithë ne

Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendsojes, Glauk Konjufca tha se gjatë leximit të raportit të Bashkimit Evropian ka hasur në dy fjalët më të përdorura në gjuhën angleze, termi ‘early stage’ do të thotë janë hapat më të e tyre të parë dhe termi i dytë ‘weak’, i dobët. Ai tha se këto dy terme përdoren për shumë fusha, duke filluar prej arsimit e deri tek mbikëqyrja që e ka Parlamenti mbi Qeverinë.

Ai tha se përdorimi i këtyre dy termave është shqetësuese.

“Unë kam arritur t’i nxjerr 22 përfundime shumë të rëndësishme e që dua t’i ndaj me ju.  Sistemi gjyqësor është në fazë të hershme, pra ‘early stage’. Vet sistemi i drejtësisë karakterizohet në hapat e tij të parë. Institucionet e gjyqësorit ende mbeten të cenueshme nga ndikimi politik. Termi anglisht që përdoret është ‘politicial influence’ dhe kapacitetet e gjyqësorit nuk qëndrojnë mirë, çka do të thotë kjo. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Sepse ne kemi sistem të drejtësisë që 17 vjet. Pas 17 viteve që ke filluar me ndërtua sistem të drejtësisë, me të ardh një raport i vlerësimit të BE-së që thotë se je duke i hedhur hapat e parë. Kjo do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004, por në vitin 2018, kjo është me të vërtetë e papranueshme dhe duhet të jetë një lloj alarmi i cili duhet të na vejë në lëvizje të gjithëve”, tha Konjufca.


Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori