Përfshirja e Partisë Socialdemokrate (PSD) në ekipin shtetëror të dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer aspak Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Dy partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë veprim të PSD-së duke e cilësuar si mbështetje ndaj Qeverisë për t’ia shtuar jetëgjatësinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, beson se paraprakisht ka pasur një marrëveshje mes PSD-së dhe Qeverisë.
Ai tha se PSD-ja e ka kuptuar se e ka humbur elektoratin dhe me këtë veprim ka shtyer zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, duke e ndihmuar miratimin e buxhetit dhe duke u bërë pjesë e dialogut me Serbinë.
“Ky veprim i PSD-së e thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre dhe pushtetit. PSD-ja po i shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe kjo e ka shpjegimin e vet. PSD-ja siç duket është bindur tashmë edhe vetë që nuk është një parti e cila e ka një të ardhme, e cila mund të dalë ballëhapur para elektoratit dhe ta kërkojë votën dhe përmes kërkimit të kësaj vote të shkaktojë sukses elektoral. Ata tashmë janë të bindur se nuk i kanë punët mirë dhe më racionale e kanë parë bashkëpunimin me pushtetin , veprim ky i cili do të garantohet shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë”, tha Konjufca për Ekonomia Online.
Ai nuk beson se do të ketë efekt ekipi shtetëror dhe nuk pret se do të ketë rezultatet nga ky dialog.
Konjufca ka treguar se së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë dërguar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së në dialogun me Serbinë, Federica Mogherinit.
“Efekti do të jetë negativ, sepse sapo PSD-ja u bë pjesë e këtij ekipi erdhi letra e Mogherinit e cila tha që është shumë mirë që opozita e gjerë u bashkua në bisedime. Ne së bashku më LDK-në i kemi dërguar znj.Mogherini një letër ku i kemi treguar se VV-ja dhe LDK-ja i kanë 44 deputetë dhe ju po i quani 12 deputetë opozitë e gjerë. I kemi thënë që kjo nuk ka kuptim sepse mendojë që opozita e vërtet jemi ne që e kundërshtojmë keqqeverisjen dhe nuk bëhemi pjesë e lojërave”, tha Konjufca.
Ai ka shpjeguar edhe arsyet që sipas tij PSD-në e bënë që të bashkëpunojë me Qeverinë.
“Këtu po shihet që ka pasur një marrëveshje mes pushtetit dhe PSD-së që dy proceset në të cilat Qeveria ka interes të veçantë që të krijojë një projekt së bashku me Presidentin që është dialogu me Serbinë dhe ky interesi tjetër që është jetëgjatësia e Qeverisë përmes miratimit të buxhetit. Në këto dyja PSD-ja u bë faktor kyç që këto të ecin përpara. Dialogu për shkak se ata u bënë pjesë e ekipit shtetëror qeveritar i cili nga shefja e cila e përcakton formatin e dialogut u quajt ekip mbështetës për presidentin Thaçi. PSD-ja u bë pjesë e kësaj bashkë me një rezolutë e cila u mbështet më shumë prej pushtetit se sa nga PSD-ja. Për këtë rezolutë më shumë e kam dëgjuar duke folur Kadri Veselin dhe kryeministrin Haradinaj se sa PSD-në”, ka thënë Konjufca.
Ai akuzon PSD-në se e ndihmoi Qeverinë që të vazhdojnë siç tha ai me keqqeverisje.
“Tjetra është vota për buxhetin që është esenciale për me vazhdu kjo Qeveri edhe një vit shtesë për shkak se sipas rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës rënia e buxhetit për një Qeveria do të thotë shkuarja shumë shpejtë e vendit në zgjedhje. Këtë e parandaloi PSD-ja duke ia mundësuar Qeverisë që të vazhdojë e pa shqetësuar këtë keqqeverisje”, tha Konjufca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri