Pas refuzimit të ofertës së Kurtit nga LDK-ja, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ai përmes një deklarate për media, ka thënë se refuzimi i LDK-së tregon se kush ka qenë i sinqertët gjatë gjithë përpjekjes për koalicion parazgjedhor.
“Vetëvendosje është e sigurt që ne po hynim në një garë dhe listë të përbashkët me LDK që do të ishte fitore para zgjedhjeve, mirëpo refuzimi i LDK tregon se kush ka qenë i sinqertë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur si VV. Nuk e kemi vendosur si kryeministër Kurtin në mënyrë të njëanshme. Kemi heq dorë nga bartja e listës dhe ia kemi dhënë që Kryeministrin ta përcaktojë populli”, ka deklaruar Konjufca.
Sipas tij, oferta e tyre reflekton një zemërgjerësi të Vetëvendosjes, dhe se përgjegjësinë për moskrijimin e koalicionit në mes dy partive do ta bartë LDK-ja.
“Mundësinë e PAN-it të ardhshëm LDK do ta eliminonte me koalicionin me VV dhe kryeministrin do ta vendoste populli. LDK e mban përgjegjësinë çfarëdo që të ndodhë në skenën politike. Kurti me ofertën që ia bëri LDK-së ka shkuar edhe kundër vullnetit të shumë aktivistëve tanë. Ne kemi qenë të bindur se LDK do ta pranonte këtë mundësi, sepse meqenëse kishim pozicione të cilat e barikaduan postin e kryeministrit, ne e dërguam te populli”, ka thënë ai.
Konjufca ka shtuar se letra e Mustafës ishte mbyllje e derës për Vetëvendosjen.
“Kemi bërë gjithçka sepse ua kemi pasë borxh qytetarëve. Ata nuk po na e pranojnë kandidatin tonë që ka shumë më shumë vota se Vjosa. Albin Kurti kishte 143 mijë vota kurse Vjosa 64 mijë vota. Edhe përkundër kësaj, thamë hajde këtë çështje le ta zgjidhin qytetarët”, është shprehur ai.
Më tej ka theksuar se oferta e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmanin nuk do të pranohet nga Vetëvendosje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?