Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar me shumicë dërrmuese të votave një ligj që konfirmon mbështetjen e Kongresit për NATO-n. Votimi u bë pas shqetësimeve në rritje lidhur me angazhimin e presidentit Donald Trump, në aleancën 29 anëtarëshe.
Ligji që u miratua me 357 vota për dhe 22 kundër, pohon se është politikë e SHBA-së të mbetet pjesë e aleancës ndërkaq ndalon përdorimin e fondeve për t’u tërhequr nga Aleanca Veriatlantike.
Përveç konfirmimit të kontrollit të Kongresit mbi paratë, ligji rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj NATO-s dhe klauzolën e saj të mbrojtjes së ndërsjellë, përcjell rel.
Ligji shpreh gjithashtu mbështetje për Malin e Zi, si anëtarin më të ri të NATO-s, për financimin e “fuqishëm” të SHBA-së për Iniciativën Evropiane për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe afirmon qëllimin që secili anëtar i Aleancës të shpenzojë së paku 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje deri në vitin 2024.
Vetëm disa orë para votimit, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, diplomati i lartë i SHBA-së në Evropë dhe një përkrahës i hapur i NATO-s, paraqiti dorëheqjen e tij në një periudhë të lidhjeve të tensionuara në marrëdhëniet transatlantike.
Gazeta “New York Times” duke cituar burime të qeverisë federale, kohë më parë raportoi se presidenti amerikan Trump, vitin e kaluar, ka paraqitur idenë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja, një veprim ky që do të shkatërronte në mënyrë efektive Aleancën e cila shënon 70 vjetorin e themelimit të saj në prill të këtij viti.
“Aleanca e NATO-s është qendrore për sigurinë amerikane dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën”, tha udhëheqësi i shumicës në Kongres, Steny Hoyer në një deklaratë përpara votimit më 22 janar.
Largimi i Mitchell do të jetë efektiv nga 15 shkurti. Ai shërbeu në këtë detyrë për pak më shumë se një vit. Elisabeth Millard, një diplomate e karrierës, do të marrë përsipër detyrën në një kapacitet të përkohshëm.
Reuters raporton se Mitchell paraqiti letrën e tij të dorëheqjes tek Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo më 4 janar. Në letër ai e arsyeton dorëheqjen me faktin se ka përmbushur qëllimet e tij në punë dhe se donte të shpenzonte më shumë kohë me familjen e tij.
Nuk kishte asnjë shenjë të qartë se Mitchell, një ish-analist politik në Evropën Qendrore dhe Lindore, po jepte dorëheqjen në shenjë proteste ndaj politikave të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Administrata amerikane ka humbur vazhdimisht zyrtarë të lartë që kur presidenti Trump mori detyrën dy vjet më parë. Jim Mattis dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar si sekretar i mbrojtjes, pas mosmarrëveshjeve të fuqishme rreth politikës në raport me Sirinë të presidentit Donald Trump.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet