LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet kanabis dhe municion në Tiranë, dy të arrestuar

Konfiskohet kanabis dhe municion në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar “Tattoo”,me ç’rast ka arrestuar dy persona, si dhe ka konfiskuar 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 dorezë metalike.

Sipas policisë, të arrestuarit janë A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale – 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë,1 dorezë metalike”, thuhe t në njoftimin e policisë.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori