LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon kabineti i Thaçit, presidenti ishte jashtë vendit

Konfirmon kabineti i Thaçit, presidenti ishte jashtë vendit

Edhe Zyra e Presidentit e ka konfirmuar mos mbajtjen e takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i planifikuar për sot në orën 11:30, për shkaqe të mos ndodhjes së presidentit Thaçi në Kosovë, deri në mesditë.

“Nuk ka qenë në Kosovë, deri në orën 13:00. Kjo është arsyeja e mos mbajtjes së takimit. Presidenti sapo ka arritur dhe tani do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson”, ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj./Lajmi.net/