LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_night

Komuna e Prizrenit aplikon kufizime në trafik për shkak të punimeve për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri

Komuna e Prizrenit aplikon kufizime në trafik për shkak të punimeve për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) e Komunës së Prizrenit ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga e premtja, do të ketë ndryshime dhe kufizime në qarkullimin rrugor për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (te ish-objekti i “Lirisë”) në lagjen Bazhdarhane”, raporton Telegrafi.

Organizimi i qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve sipas DSHP-së do të bëhet si në vijim:

Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala” (Edit Durham),


Rruga nga Bazhdarhanja, nga rreth rrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga “Ahmet Prishtina” (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini”, ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ”Qazim Berisha”).

Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të saj, do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).

Me qëllim të shmangies së pengesave dhe rrjedhës së pa ndërprerë të trafikut, DSHP ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, ashtu që:

Banorët t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën “Nuredin Shala”,

Rruga ”Rexhep Kabashi” të jetë e liruar nga veturat,

Rruga ”Xhevë Lladrovci” të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

Nisin punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në lagjen “Bazhdarhane”
Lexo po ashtu Nisin punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në lagjen “Bazhdarhane”

DSHP ka apeluar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e këtij organizimi të përkohshëm dhe që rrugët e propozuara alternative të lirohen, me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të qarkullimit të automjeteve, raporton Telegrafi.

“Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori