LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nis fazën e pestë të dezinsektimit hapësinor

Komuna e Prishtinës nis fazën e pestë të dezinsektimit hapësinor

Nesër fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, gjatë së cilës do të përfshihen sipërfaqe prej 6200 hektarësh, përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Kështu thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi thuhet se dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 – 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:


23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;

24.08.2018: Dardani, Lakërishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qëndresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Në këtë njoftim për media theksohet se në rast të reshjeve të shiut, puna do të ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

“Komuna e Prishtinës u bën apel qytetarëve që gjatë kohës së dezinfektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura dhe t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Po ashtu, u bëhet thirrje shoqatave të bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, përfundon komunikata. /Telegrafi/