LAJMI I FUNDIT:

Kompjuteri, burim mosmarrëveshjesh në familje

Kompjuteri, burim mosmarrëveshjesh në familje

Sipas një studimi të bërë në SHBA, pas problemeve me paratë dhe punën, kompjuteri ndodhet në vendin 3 në listën e gjatë të arsyeve të konflikteve në çift.

Dr John Gray, ekspert në marrëdhëniet njerëzore ka deklaruar se futja e teknologjive të reja përbën një burim mosmarrëveshjesh në familje. Ai thotë se aktualisht, jetojmë në një botë ku njerëzit kalojnë më shumë kohë përpara kompjuterit se sa me bashkëshortin e tyre.

Sipas sondazheve, 21% e të anketuarve thanë se kompjuteri është një burim i vërtetë i stresit, madje më shumë se bashkëshorti i tyre. 41% e çifteve amerikanë të cilët kanë një PC janë viktima të konflikteve të brendshme, për shkak të kohës së kaluar para kompjuterit. 27% e të intervistuarve thanë se partneri i tyre shpenzon shumë kohë para kompjuterit të tij, shkruan Civitas.

Çka është e habitshme, që të rinjtë të cilët janë përgjigjur këtij sondazhi kanë një zotërim të përsosur të kompjuteri. Por kur vjen puna për të folur për dashurinë, ata ngurrojnë pak. Ata gjithashtu vunë në dukje se gjatë gjashtë muajve të fundit, kompjuteri i ka shkaktuar atyre stres më shumë se bashkëshorti i tyre. Kujdes, mos e tejkaloni me kompjuterin. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori