LAJMI I FUNDIT:

Kompjuterë të rinj nga Fujitsu

Kompjuterë të rinj nga Fujitsu

Fujitsu ka nisur vitin e ri më këmbë të mbarë, duke paraqitur 12 kompjuterë të rinj, si desktopë, ashtu edhe laptopë.

Njerëzit e mirë nga Fujitsu të mërkurën janë lavdëruar për lansimin e 12 kompjuterëve të rinj. Prej tyre i takojnë linjës së kompjuterëve desktop Esprimo, e nëntë janë LifeBook, respektivisht laptopë të kompanisë.

Disa nga laptopët e rinj LifeBook mbushin disa vrima në ofertën e laptopëve të prodhuesit Fujitsu. Për shembull, modeli P701 ofron ekran 12-inçësh (kompania nuk ka pasur laptop të kësaj madhësie kurrë më parë), e shumicës së modeleve u janë shtuar disa funksione të cilat sot priten nga harduerët serioze. Konkretisht, pothuajse të gjithë laptopët e rinj LifeBook tani mund të mbushin celularët dhe pajisjet tjera me anë të qasjes USB edhe atëherë kur laptopi nuk është i kyçur, si dhe vijnë me tastiera antibakteriale.


Pos kësaj, Fujitsu ka menduar sërish për shpenzimin e energjisë prandaj adapteri i cili vjen me këta laptopë më nuk shpenzon energji kur bateria është e mbushur, e laptopi i fikur.

Sa u përket kompjuterëve desktop Esprima, ata veçmë i ka dekoruar karakteristika që në gjendje të fikur të mos shpenzojnë energji, mirëpo modelet E900 e P900 gjatë punës janë tërësisht pa zhurmë. Gjenerata e tretë e familjes Esprimo, modeli Q900, lavdërohet për qasjen USB 3.0 dhe efektshmëri më të madhe energjetike në ofertën e tërësishme të desktopëve të Fujitsu.

Në fund mbetet të numërohen ata nëntë laptopët e rinj LifeBook. Bëhet fjalë për modelet T901 (version tablet, 13.3-inç), S761 (ultra-laptop 13.3-inç), P701 e P771 (12.1-inç), S751 e LH531 (ekrane 14.1-inç), E751 e A531/AH531 (modele 15.6-inçëshe me performansa të larta) si dhe NH751 (model 17.3-inçësh si zëvendësim për desktop me lexues Blu-ray). /Telegrafi/