LAJMI I FUNDIT:

Kompania beogradase restauron kalanë e Novobërdës (Video)

Kompania beogradase restauron kalanë e Novobërdës (Video)

Deri në 70 persona pritet të arrijë numri i punëtorëve që do të angazhohen për të realizuar punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Numri i këtyre punëtorëve do të jetë në proporcion të barabartë shqiptarë e serbë.

Sipas projektit, janë hapur 12 sonda arkeologjike dhe tri gjeologjike për të konstatuar gjendjen e mureve, lidhjen e mureve të fortifikuara me gurët tjerë shkëmborë ku edhe është Kalaja e Novobërdës.

“Këto hulumtime kanë pasur në fokus definimin dhe formësimin e mureve ekzistuese si dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtutjeshme”, thuhet vendimin e Ministrisë së Kulturës për “Revitalizimin e Kalasë së Novobërdës”. /Tribuna Channel/