Kryetarja a Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali mikpriti komisionin e monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zgjodhi vendin tonë për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Seanca hapëse në sallën plenare u shoqërua nga fjala mirëseardhëse e Kryeparlamentares, e cila arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare u kujdes t’ia adresonte Edi Ramës.
“Falë reformave qe ka ndërmarre Shqipëria, nen drejtimin e Kryeministrit Rama, ajo ka treguar një përparim te qëndrueshëm ne adresimin e rekomandimeve ne pritje te raporteve te miratuara nga ky komision dhe Asambleja Parlamentare. Arritjet e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve si vend anëtar janë të qarta, të dukshme dhe të matshme”, tha Spiropali.
Edi Rama nuk ishte vetë në sallë, por të drejtën e fjalës ia kishte deleguar Taulant Ballës.
“Është kënaqësi e madhe për mua që t’ju urojë mirëseardhjen në Shqipëri dhe t’ju përshëndes në emër të kryeministrit Rama që nuk e kishte të mundur që të ishte i pranishëm. Ndërkohë që festojmë arritjet e mëdha, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që kemi para. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë prioritet për qeverinë shqiptare”, u shpreh Taulant Balla.
Fjalimet protokollare i lanë vendin diskutimeve të deputetëve ndërkombëtarëve që kërkuan informacion se si është situata me opozitën në Shqipërisë, aq më shumë kur ulëset e tyre në sallë ishin bosh, pasi tre përfaqësuesit, Jorida Tabaku, Ferdinand Xhaferri dhe Lulzim Basha nuk merrnin pjesë.
“Prej shumë vitesh jam duke ndjekur situatën në Shqipëri, jam shumë i lumtur që ka pasur zhvillime pozitive në këtë vend. Por kam një pyetje që më shqetëson mua, që ka të bëj me opozitën në vend. Demokracia përveç partisë në pushtet kërkon edhe opozitën”, tha deputeti gjerman Andrej Hunko.
“Ka qenë një retorikë shumë e politizuar dhe jemi përpjekur për ta kaluar dhe opozita ka të gjithë instrumentet për të plotësuar detyrimet e tyre kushtetuese, por edhe funksionet e monitorimit dhe kontrollit. Siç e përmenda, opozita është në parlament, dhe shumë aktive. Institucioni i parlamentit duhet të respektohet nga të gjitha palët, si nga maxhornaca ashtu edhe nga opozita dhe për akte dhune, nuk ka vend në këtë parlament”, u shpreh Spiropali.
Shqipëria vijon të prodhojë kuriozitet te ndërkombëtarët, aq sa në sallë u pyet për deklaratat e para disa muajve të Edi Ramës për krijimin e një shteti Bektashi.
“Disa javë më parë unë lexova që Shqipëria do të krijonte një shtet të ri të vogël. Do të doja të dija më shumë në lidhje me këtë shtet, statusin ndërkombëtar që do të ketë, pse ky shtet do të krijohet?”, tha deputeti spanjoll Pablo Hispan.
“Nuk po flitet për një shtet të vërtetë, është e njëjtë për shembull si Vatikani. Të paktën kështu kanë kërkuar ata. Sigurisht që duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare, gjithashtu edhe të drejtat e tyre si komunitet”, tha Balla.
Me këto diskutime u mbyll edhe sesioni i parë i mbledhjes, që do të shtrihet në dy ditë, një në Tiranë dhe tjetra në Berat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit