LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Garave të FFK-së lëshon komunikatë për ndeshjen Gjilani – Prishtina, nuk përmendet hedhja e sprejit në drejtim të zyrtarëve dhe lojtarëve

Komisioni i Garave të FFK-së lëshon komunikatë për ndeshjen Gjilani – Prishtina, nuk përmendet hedhja e sprejit në drejtim të zyrtarëve dhe lojtarëve

Pas ndeshjes së tensionuar mes Gjilanit dhe Prishtinës (2-1), ka reaguar edhe Komisioni i Garave të FFK-së.

Kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, në komunikatën e lëshuar për media, nuk ka folur fare për sprejin që u përdor nga Policia e Kosovës, ndaj lojtarëve, trajneri Armend Dallku dhe mjekut të klubit prishtinas.

Tutje ai ka kërkuar që të ketë përmbajtje sa i përket sjellëve dhe deklaratave nga të gjithë pjesëmarrësit në ndeshjet e futbollit.


“Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve”.

“KG shpreh shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në Gjilan, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, që krijon imazh të keq për futbollin tonë. Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të në Ipko Superligë”.

“Me këtë rast apelojmë që klubet të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe veprimet e dhunshme, veçmas nga zyrtarët e klubeve, të cilët në shumë raste po nxisin situata të pakëndshme brenda fushës së gjelbër. Njëherësh kërkojmë edhe nga trajnerët që të jenë shembull i mirë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, teksa apelojmë edhe te gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe të mos bien pre e presioneve apo ndikimeve. Komisioni i Garave do të vazhdojë të punojë me të gjitha organet e tjera të FFK-së për mbarëvajtje sa më të mirë dhe përmbyllje të suksesshme të këtij edicioni garues”, thuhet në komunikatën e FFK-së që mban emrin e Adbyl Bellopojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1
Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Superliga

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori