Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, tha se ishte e papranueshme që Serbia dhe vende të tjera të Ballkanit u japin poste publike të dënuarve për krime lufte.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut Nils Muiznieks tha për BIRN gjatë një vizite në Beograd se dhënia e një platforme publike njerëzve që janë dënuar për krime lufte përbën një fyerje për viktimat e konflikteve jugosllave të viteve 1990.
“Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend anëtar të BE-së, nuk duhet të ndodhë në një vend kandidat dhe duhet të ketë një mesazh shumë të qartë nga lidershipi politik se kjo nuk do të ndodhë,” tha Muiznieks për BIRN.
Gjatë viteve të fundit, kriminelë lufte nga Serbia – e cila është në negociata për t’iu bashkuar Bashkimin Evropian – janë promovuar si heronj dhe modele për t’u ndjekur nga zyrtarë të qeverisë serbe, parti politike dhe mediat.
Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Sljivancanin, i cili kreu në burg për krime lufte, është një i ftuar i shpeshtë në eventet e mbajtura nga Partia Progresive e Presidentit Aleksandër Vuçiq.
Një ish-oficer dhe një kriminel i dënuar lufte, Vladimir Lazareviq, u ftua të mbajë një leksion në Akademinë Ushtarake Kombëtare të Serbisë.
Kohët e fundit, ish-gjenerali Vinko Pandureviq, i dënuar për rolin e tij në masakrat e Srebrenicës, mori pjesë në një diskutim të sponsorizuar nga shteti në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë.
Muiznieks tha se shqetësimet e tij kryesore në gjyqet e krimeve të luftës janë të drejtat e viktimave dhe i kërkoi Serbisë të avancojë duke u siguruar atyre mbështetje dhe dëmshpërblime.
“Kam parë lëvizje përpara në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Prishtinë dhe do të doja të shihja një lëvizje të ngjashme përpara edhe këtu në Serbi,” tha ai.
Muiznieks megjithatë mirëpriti diskutimet e fundit midis presidentit të Serbisë dhe asaj të Kroacisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kolinda Grabar Kitaroviç, kur ata ngritën çështjen e vazhdueshme të gjetjes së personave që vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1990.
Ai pranoi gjithashtu se në Serbi është bërë një farë progresi në çështjet e të drejtave të njeriut, duke thënë se Beogradi u ka ofruar romëve të zhvendosur nga lufta dokumentet personale që u mungon, duke ulur numrin e romëve pa dokumente zyrtare nga 30,000 deri në 2,000.
Megjithatë, ai kishte fjalë të ashpra për gjendjen e lirisë së medias në Serbi, duke thënë se situata është përkeqësuar që nga vizita e tij e fundit në vitin 2015.
“Atmosfera në të cilën punojnë gazetarët duket se është përkeqësuar në mënyrë serioze, sidomos me fushatat ndaj gazetarëve, me disa politikanë që i quajnë ata tradhtarë, agjentë të huaj apo mercenarë,” tha ai.
Ai shtoi se i rekomandoi kryeministres serbe Ana Brnabiç gjatë vizitës së tij që qeveria “t’u përgjigjet sistematikisht” paralajmërimeve për kërcënimet ndaj lirisë së medias të publikuara nga Këshilli i Evropës.
“Gazetaria investiguese është bërë më e vështirë, sepse qasja ndaj informacionit është bërë edhe më problematike dhe qeveria nuk po zbaton rekomandimet e Komisionerit të Serbisë për Informacionin me Rëndësi Publike dhe parlamenti nuk po diskuton raportet e tij,” tha ai.
Muiznieks shprehu optimizëm për themelimin e propozuar të KOMRA-së, një komision rajonal që do të merret me gjetjen e fakteve në luftërat e viteve 1990.
Një koalicion që lobon për krijimin e KOMRA-s së fundmi tha se shtetet ish-jugosllave mund të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen për mbështetjen e tyre në korrik të këtij viti, pas vitesh të tëra fushatë për këtë.
Muiznieks tha se ai “dëgjoi një sinjal” se mund të ketë progres drejt ngritjes së komisionit.
“Nëse ka nevojë për ndonjë shtyrje politike, shpresoj që njerëzit do të përpiqen të angazhojnë Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në këtë çështje, veçanërisht në kontekstin e monitorimit të vendeve të ndryshme në rajon,” ai tha.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut është një zyrtar që promovon ndërgjegjësim dhe respekt për të drejtat e njeriut në 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tragjedia ajrore në SHBA me asnjë të mbijetuar, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?