LAJMI I FUNDIT:

KOMF ua dorëzon kandidatëve për deputetë propozimet për mbrojtjen e fëmijëve, me thirrjen për zotim dhe mbështetje

KOMF ua dorëzon kandidatëve për deputetë propozimet për mbrojtjen e fëmijëve, me thirrjen për zotim dhe mbështetje

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka nisur fushatën për të gjetur “Mbrojtës të të drejtave të fëmijëve” në mesin e kandidatëve për deputetë që kandidojnë për zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit 2025.

KOMF përmes kësaj fushate u bën thirrje kandidatëve për deputetë nga të gjitha subjektet politike t’i bashkohen propozimit të KOMF për krijimin e “Grupit të Deputetëve për Fëmijë” dhe të mbështesin politikat e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve.

“Mirëqenia e çdo fëmije në Kosovë është çështje ndërpartiake dhe duhet të jetë prioritet për Kuvendin. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të jetë garantuesi kryesor i mundësive më të mira për çdo fëmijë. Prandaj, u bëjmë thirrje kandidatëve për deputetë të bëhen Mbrojtës të të drejtave të fëmijëve, të nënshkruajnë Deklaratën që angazhohen të mbështesin fëmijët në Kosovë dhe me të cilën do të jenë pjesë e ‘Grupit të Deputetëve për Fëmijë’, pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit. Grupi joformal synon të mbledhë deputetë nga parti të ndryshme politike, të cilët ndajnë qëndrimin se politikat për fëmijët dhe familjet duhet të jenë prioritet.


Me nismën ‘Grupi i Deputetëve për Fëmijë’, ne, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve bëjmë thirrje për konsensus dhe punë konstruktive ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe shoqërisë civile. Ne besojmë se së bashku mund të arrijmë ndryshime pozitive në politikat për fëmijët dhe familjet dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori